Author Topic: E-V13>CTS9320>Z171017>Y30991>BY4461  (Read 151 times)

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
E-V13>CTS9320>Z171017>Y30991>BY4461
« on: September 01, 2019, 02:22:04 AM »
E-V13>BY4461 është dega më e shpeshtë e E-V13 në projekt. Ka shtrirje shumë të gjerë në të gjitha trevat, por përqendrimi më i lartë është Pukë-Mirditë, Dibër, Tiranë, te shqiptarët e Maqedonisë veriperëndimore, dhe në qarkun e Korçës. Gjendet në përqindje më të ulët edhe ndër popullsitë e tjera të Ballkanit. Deri tani, E-BY4461 nuk është gjetur në eshtra të lashta, mirëpo prejardhja nga Epoka e Hekurit duhet të jetë ballkanike pasi të shumica dërrmuese e personave që kanë lidhje gjaku <3000 vjeçare me këtë grup, vijnë nga Ballkani.

Deri tani janë zbuluar dy degë kryesore të E-Y30991: njëra ka një linjë në Sanxhak të Malit të Zi (personi mendon se e ka prejardhjen nga lindja), kurse tjetra, E-Y30991>BY4461, ka dy degëzime kryesore. Shqiptarët e testuar thellësisht deri sot ishin në degëzimin E-BY4461>Y97307, dhe ndanin një paraardhës të përbashkët që ka jetuar para rreth 1650 vitesh. Në nëndegën tjetër, E-BY4461>BY4463 gjendeshin deri tani dy persona nga Zara në Kroaci, në largësi 300 vjet me njëri-tjetrin.

Këto ditë përfundoi analiza e një anëtari nga Shkalla, Tiranë, i cili rezulton BY4463+, por është pozitiv vetëm për 3/10 mutacionet që përcaktojnë këtë nëndegë. Pra, së shpejti do të shohim një ndarje të BY4463, me rezultatin nga Shllaku në një anë, dhe dy rezultatet nga Kroacia në anën tjetër. Gjithashtu, një person nga fshati Frashër i Përmetit, i cili është në pritje të rezultatit BigY, ka shumë mundësi të hapë një degëzim të ri nën E-BY4463. Deri sa të dalë edhe ky rezultat, pema duhet të ketë këtë formë:

-E-Y30991
     -Mal i Zi
     -Z38456
          -Suedi
          -BY4461
               -BY4463
                    -Shkalla, Tiranë
                    -BY4456
                         -Zarë, Kroaci
               -Y97307
                    -Kërçovë
                    -Bullgari
                    -Y92017
                         -Dibrri, Mirditë
                         -Dibrri, Mirditë
                         -Greqi

Paraardhësi i përbashkët i gjithë shqiptarëve në pemë do të llogaritet se ka jetuar rreth 1800-1900 vitesh, pra në periudhën romake, kurse lidhja me rezultatin nga Mali i Zi është rreth 2900 vjeçare. Për momentin duket një larmi relativisht e lartë në pjesën perëndimore të Ballkanit, edhe pse duhet të presim për më shumë analiza BigY/NGS edhe nga Ballkani qëndror dhe lindor për të pasur një pamje më të plotë.
« Last Edit: September 01, 2019, 05:39:03 AM by Alban »

Dema

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 868
  • Karma: +47/-14
  • J2-M205
Re: E-V13>CTS9320>Z171017>Y30991>BY4461
« Reply #1 on: October 02, 2019, 12:37:45 PM »
Pa dyshim nje linje me prejardhje Ilire. Slavet me kete haplo te cilet jan kryesisht Malazezet edhe Sebet duhet te jen te asimiluar me prejardhje shqiptare.
Shembujt Kroat jan gjithashtu Serb prej Kroacie. Kete e kemi diskutuar shume here. Ata njifen si emigranta siq prej shekullit 14 dikun prej Malit te Zi apo Serbise Jugore, pra siq po shifet tash edhe sipas subklades, keta ne fakt jan me prejardhje shqiptare.

Gjithashtu, sipas krejt gjasave, mbrenda keti grupit, grupi shqiptar E-Z38456, e ka TMRCA me te madhe - 1800 ybp. Ndersa grupet tjera jan "off-shots" edhe TMRCA e tyre do te kalkulohet kurr me shume shembuj do te futen ne Yfull.
« Last Edit: October 02, 2019, 01:35:10 PM by Dema »