Author Topic: Rreth propagandes t'shkencës serbe ndaj shqiptarëve  (Read 232 times)

Dema

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 854
  • Karma: +47/-14
  • J2-M205
Rreth propagandes t'shkencës serbe ndaj shqiptarëve
« on: July 08, 2019, 04:18:26 PM »
Përkitazi me shtrirjen, krijimin, zhvillimin, përbërjen etnike etj. të vendbanimeve të komunës së Gjilanit deri më sot janë botuar disa punime nga  autorë serbë për qëllime të caktuara, siç janë: Atanasije Urošević, Gornja Morava i Izmornik, Beograd, 1935; A. Urošević, Gnjilane, Glasnik Srpskog Naučnog Društva XVII, Beograd, 1931, Zadužbine Kosova, Prizren-Beograd, 1987; Bogomir Stanković, Kosovsko Pomoravlje u revoluciji 1941-1945, Niš, 1975; Bogomir Stanković, Srpski Venac Kosovskog Pomoravlja, Niš, 1994, etj.  Ndërsa, disa autorë shqiptarë kanë shkruar disa punime historike, gjeografike, etnografike, gjuhësore etj. siç janë: Kadri Halimi, Gilani, vështrime antropogjeografike, “Përparimi”, 1959, Prishtinë; Drita Halimi – Statovci, Gjilani. Struktura dhe funksionet si qendër regjionale, “Kosova” 3, Prishtinë, 1974; Mr. Aliriza Selmani, Gjilani me rrethinë 1908-1912, Prishtinë 1998; Dr. Fehmi Rexhepi, Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Prishtinë, 1998, Mehmet Halimi, Metateza si dukuri gjuhësore dhe roli i saj gjuhësor, Jehona, nr. 1/1970 dhe në veprën “Kërkime dalektologjike” 1985, ku bënë fjalë për Gjilanin dhe fshatrat e tij, etj.
Duhet theksuar, se shkenca shqiptare për trajtimin e vendbani-meve nga aspekti historik, gjeografik, etnografik, demografik dhe etimologjik është marrë shumë pak. Ndërsa, fqinjët, që nga shekulli i kaluar, e sidomos në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX kishin përgatitur projekte, kishte organizuar ekipe të tëra për studimin e kësaj teme në trevat shqiptare. Në këtë aspekt printe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve në Beograd. Shkenca serbe, e cila në atë kohë ishte në shërbim të politikës shtetërore, përpiqej me çdo kusht që vendbanimet shqiptare, sidomos popullsinë e saj ta paraqesë si popullatë të ardhur në shek. XVII dhe XVIII, të mohojë autoktoninë e tyre, ta mohojë prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe që shqiptarët t’i paraqesë joautokton.  Në këtë drejtim falsifikonte faktet historike. Studiuesit e tillë, si historianët, gjeografët, etnologët, publicistët e tjerë, merrnim për bazë jo faket e vërteta dhe objektivitetin shkencor, por thashethemet, që i kurdisnin vetë, materialin gojor të mbledhur në mënyrë tendencioze në terren ose disa të dhëna mesjetare tepër anësore, të pjesëshme, bile edhe këto të interpretuara në mënyrë tendencioze e të njëanshme.
Deri me tani krimet e bëra ndaj shqiptarëve dhe vendbanimeve të tyre janë heshtur nga opinioni i gjërë, duke u mbështetur në propagandën e gënjeshtrave të posaçme diplomatike. E vërteta dhe gënjeshtrat janë dy kategori me rëndësi të posaçme diplomatike, nga se gjënjeshtra shtetërore ka për qëllim që të amortizojë të vërtetën, që në diplomaci shpesh herë nuk vlerësohet si gënjeshtër por “si qëndrim zyrtar”.
Shkenca botërore, e sidomos ajo shqiptare, duke i shfrytëzuar objektivisht eksponatet arkeologjike të gjetura në shumë treva shqiptare, (por edhe më gjerë), dokumentet e shkruara arkivore, si ato mesjetare (edhe të proveniencës serbe), ato osmane (sidomos defterët osmanë të shek. XV e XVI etj.), shënimet e udhëpërshkruesve të ndryshëm i mohojnë vlerësimet e pseudoshkenctarëve.  Ato dëshmojnë autoktoninë shqiptare dhe jetën e tyre në vazhdimësi të pandërprerë në trevat e Ballkanit, e sidomos në viset e sotme të banuara me popullatë shqiptare.


----------------------


Nga dr Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosoves.

Dema

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 854
  • Karma: +47/-14
  • J2-M205
Re: Rreth propagandes t'shkencës serbe ndaj shqiptarëve
« Reply #1 on: July 08, 2019, 04:18:53 PM »
Kjo pjese eshte nga libri i Gjilanit, por do ti postoj edhe disa pjese tjera.

Dema

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 854
  • Karma: +47/-14
  • J2-M205
Re: Rreth propagandes t'shkencës serbe ndaj shqiptarëve
« Reply #2 on: July 12, 2019, 10:19:26 PM »
Drenica

VËSHTRIM PËR DISA PUNIMEVE ANTISHKENCORE
TË HISTORIOGRFISË SERBE PËR DRENICËN

   Lashtësia e pranisë shqiptare në trevën e sotme të Kosovës nuk mundet të vehët në dyshim. Për më se një shekull e gjysmë kjo temë ka qenë objekt spekulimesh, shumë prej tyre të fryme nga qëndrimet nacionaliste të studiuesve serbë dhe sllavë e të tjerë. Mirëpo, thjesht nuk ka asnjë bazë të arsyeshme për të besuar ndryshe, përpos se njërzitë që sot folin gjuhën e quajtur shqip, pra “gjuhën e e shqipo-njave”, janë pasardhësit e banuesve ilirë të të njëjtës trevë para 2000 vjetëve.
   Planet pushtetare serbe i shestimeve për Serbinë e Madhe ishte mjaft i hershëm, si plani i ministrit të brendshëm serb, Ilija Garashanin, korrespodent i Njegoshit dhe autori i Naqertanisë sekrete, ose skicës së programit kombëtar serb, hartuar më 1844. Garashanin tuboi pjesë nga disa tekste që qarkullonin aso kohe, duke i këshilluar sllavët e jugut me u përgatitë për shpartallimin e Perandorisë Osmane përmes bashkimit në një shtet të mëvetësishëm dhe jo duke iu bashkangjitë rusëve ose austriakëve. Garashanini, megjithatë, bën një hap më tej me përcak-timin, në frymën e Vuk Karaxhiqit, se të gjithë sllavët e jugut duheshin të bashkoheshin nën shtetin serb, “Serbë krejt e kudo”. Ai ofronte udhëzime të hollësishme se si duhet përfituar përkrahjen e kroatëve katolikë, të boshnjakëve myslimanë dhe të malazezëve.
Kështu, në përpjekje të institucioneve dhe të disa shkenctarëve serbë, për ta diskridituar të kaluarën dhe historinë e shqiptarëve në trojet e tyre etnike, kanë botuar disa punime dhe vepra të ashtuqujtura shkencore që flasin edhe për vendbanimet shqiptare të Kosovës por edhe

  (Stephen Schwartz, Kosova: Prejardhja e një lufte, (përkthim në gjuhën shqipe), Prishtinë, 2005, fq. 1.
  Po aty, fq. 39-41 dhe 60.)


më gjërë. Ata kishin botuar edhe edicionin “Vendbanimet dhe prejardhja e popullsisë” (“Naselje i poreklo stanovništvo”). Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve kishte angazhuar historian, gjeografë, etnologë e tjerë për studimin e trevave të caktuara shqiptare dhe prezentimin e tyre në bazë të interesave të tyre megallomane okupuese.  Në këtë drejtim janë botuar edhe disa punime dhe vepra për Drenicën.
Një ndër veprat më skandaloze e shtrembimit të fakteve historike e shkencore,  ishte padyshim vepra e Tatomir Vukanoviqit me titull: “Drenica, Druga srpska Sveta Gora” (“Drenica, mal i dytë i shenjtë serb”). Hulumtimet antropogjeografike dhe etnografike në terren dhe në popull i ka bërë në vitin 1934-1937, ribotuar në Prishtinë më 1998.
I thelluar në mënyë të njëanshme në literaturën serbe të kohës, i mitizuar deri në fyt me mitin serb për Kosovën, Vukanoviqi ka paraqi-tur pikëpamjet e tij jo vetëm antishkencore por edhe antishqiptare, në esencë antinjerëzore. Ky libër ka shumë mangësi, përplot gënjeshtra, ka shumë komente banale antinjerëzore, ka shumë interpretime të falsifikuara. Të dhënat në këtë libër janë interpretuar në mënyrë të njëanshme, me paragjykime dhe me qëllim hipokrit, në mënyrë që të dëshmohet edhe nga vetë rrëfimet e shqiptarëve, e kaluara e tyre. Ai nuk bën dallime në mes të popullit dhe fesë së caktuar. Sipas tij, të gjithë të krishterët e kohës kanë qenë dhe janë vetëm serbë. Ai nuk shfaq as edhe më të voglin dyshim se në mesin e shqiptarëve ka pasur shqiptarë ortodoksë, të tillë ka pasur edhe në kohën e tij dhe ka aktualisht në Shqipëri dhe në Maqedoni. Të tillë kanë qenë edhe një pjesë e shqiptarëve para pranimit të islamit. Se në territorin e sotëm të Kosovës kishte shqiptarë të ritit ortodoks, kjo shihet edhe nga shkresa e Meopoldit të Parë, drejtuar patrikut Arsenije i Treti, më 6 prill të vitit 1690, ku lexojmë: … Shumë herë ju keni bërë me dije sesa na fle në zemër përparimi dhe sigurimi i çështjes së krishterë … nga nderimi që kemi ndaj jush, duke mos dyshuar se ju në bazë të autoritetit që keni të popujt e atjeshëm e posaçërisht te shqiptarët dhe te serbët, të ngreheni kundër tiranisë otomane dhe t’i bashkohen armës sonë ….  Këtë tezë e sforcojnë edhe shumë burime të tjera të kohës, kur flitet për shqiptarët dhe për serbët ortodoksë.
Në hyrje të kësaj vepre, T. Vukanoviq,  thekson se “rezultatet e hulumtimeve dhe të studimeve të mia për vendbanimet dhe prejadhjen

 ( Radonić Jovan – Kostić Mita, Srpske privilegije od 1690 do 1792; Dr. Muhamet Tërrnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Prishtinë, 1995, fq. 193; Ahmet Qeriqi, Milush Kopiliqi serb apo shqiptar?, Prishtnë, 2003, fq. 47.)

e popullsisë në Drenicë, mbështetën në të vërtetën objektive shkencore”. Por me këtë fjali ai në realitet kot përpiqet t’ia japë vulën e së vërtetës librit të tij mbi Drenicën, i cili, fund e krye, është përplot të pavërteta, trillime, mitologji mesjetare, falsifikime, shprehje të qëllimeve të tij shoveniste antishqiptare dhe, kuptohet antishkencore. Për t’i mbështe-tur këto trillime e qëllime të tij të hapura, ai bazohet edhe në disa autorë të tjerë serbomëdhenj dhe falsifikaktorë të realiteteve e të argumenteve shkencore, për hir të politikës ekspansioniste serbe.
Qëllimi kryesor i T. Vukanoviqit është që me botimin e librit për Drenicën “të argumentojë” se kjo trevë ka qenë gjithmanë serbe dhe se shqiptarët kanë ardhur në këtë “tokë të shenjtë serbe” vetëm pas vitit 1690 e këtej, si kolonistë nga Shqipëria. Madje, një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare të Drenicës, sipas tij, ka prejardhje serbe. Këta “arnautashë” (serbë të shqiptarizuar) e kanë ndërruar fenë dhe kombin nga zullumi i Perandorisë Osmane dhe i “shqiptarëve ardhacakë”. Këtë asimilim fetar e kombëtar, Vukanoviqi e mbështet në traditën e shpikur nga ai dhe në toponomastikë e onomastikë, përkatësisht në emrat sllavë të vendbanimeve e të pjesëve të ndryshme të terrenit dhe në emrat e njerëzve. Ai jep shembuj konkretë të “serbëve të shqiptarizuar” fshat për fshat. Kuptohet se ai përdorë edhe “argumente të tilla” nga literatura e autorëve të ndryshëm serbë – bashkëmendimtarë të tij. Të gjithë këta dhe shumë të tjerë, punën e tyre “shkencore” ia kanë kush-tuar politikës ekspansioniste, shoveniste, antishqiptare, duke u përdorur “argumente” të rreme, falsifikime, me trillime, me qëllime që “votojnë” se Kosova, Maqedonia Perëndimore, viset shqiptare në Malin e Zi e në Serbi janë serbe dhe se shqiptarët janë uzurpatorë ardhacakë të vonshëm.
   Përkitazi me këtë duhet të konstatojmë, se korniza esenciale e trajtimit në këtë libër parashkencor insiston në shtrembërimin e skaj-shëm të fakteve, duke zbuluar edhe një herë se Vukanoviqi është falsifikues mjaft perfid i saj, që quhet, shkencë historike serbe. Nga kjo mund të konstatojmë, se libri i T. Vukanoviqit, Drenica, mali i dytë i shenjtë serb është fund e krye një përzerje kaotike tezash, një falsifikim i llojit të vet, një vepër që tregon se deri ku mund të keqpërdoret dija historike në shërbim të politikës kolonizatore e hegjemoniste.
Përveç, Vukanoviqit, i cili është mbështetur edhe në studimet e disa autorëve serbe, ndër ta edhe ate të Jovan Cvijiqit, i cili është marrë me çështjen e Kosovës.  Jovan Cvijiqi, në studimin e vet Antropogeo-

(  Akademik Mark Krasniqi, Sipas shkencës serbe Drenica qenka “I dyti mal i shenjt serb”. “Dardania Sacra”, 4, Prishtinë, 2002, fq. 172-173.)


grafski problemi Balkanskog poluostrva, SEZb, knj. IV, Beograd, 1902, fq.CLXLVI. ka bërë disa hulumtime në disa fshatra të Drenicës. Ky, në mes tjerash thekson se në Drenicë në fillim të shek. XX, “… nuk ka Serbë, përveç diçka pak në fshatrat Llaushë, Ludoviq, Radishevë dhe Kuçicë…”,   mirëpo ky nuk thekson se këta mund të kenë qenë shqiptarë ortodoks të sllavizuar, me që pothuajse të gjithë i takojnë fiseve përkatëse.
Glisha Elezoviq shkruan se, Drenica shtrihet në mes të Kollashinit dhe Anadrinit, Llapushës (Prekorupës) dhe Kosovës. Numri më i madh i fshatrave i takojnë rrethit të Drenicës dhe nuk përfshijnë tërë Drenicën. 
   M. S. Milojeviq, e ndan Drenicën në Drenica e Epërme dhe e Poshtme dhe një copë e vogël e tokës në të ashtuquajturën Arllat. Në këto tri pjesë “gjenden 40 fshatra me 789 shtëpi”.  Mirëpo, ky i paraqet disa të pavërteta, ku thekson se shumë prej tyre janë serbë të turqizuar, të cilët më shumë flasin serbisht sesa shqip!
   Edhe Todor Stankoviqi, thekson se “Shqiptarët e Drenicës, të gjithë e dijnë ditën e kremtave të tyre fetare – emrin e vet të kryqëzuar dhe në atë ditë asgjë nuk punojnë”. Mirëpo, ky “harron” se shqiptarët ishin të fesë krishtere, dhe i dinin e i respektonin festat e tyre të të parëve të tyre, e jo të kenë qenë serbë.
   M. Popoviqi, duke folur për Drenicën, thekson: “Drenica përfshinë kryesisht pellgun e lumit Drenica, degë e Sitnicës. Sipas dendësisë së popullsisë, Drenica e tejkalon Kosovën”. Pastaj ai paraqet shënimet për shtëpitë sipas përbërjes nacionale nëpër vendbanime: “Në Drenicë ka 1.628 shtëpi, serbë ka 42 shtëpi, dhe ato vetëm në dy fshatra: në Llaushë 28, në Prekaz 14, dhe ka 55 vendbanime..”.   Mirëpo, edhe ky sikurse të tjerët paraqet të pavërteta shkencore, duke i paraqitur shqiptarët të ardhur, apo të shqiptarizuar nga serbët.
   Një libër antishkencor dhe antishqiptar që duhet veçuar dhe që është botuar në vitet e fundit nga Instituti për Kulturën Serbe në Prishtinë, Institut i formuar në Kosovë për qëllime politike dhe propagandistike, është edhe libri i Ollga Nikoliqit, ”Drenica Baština Brankovića”,

(  T. Vukanović, Drenica druga srpska Sveta Gora, (ribotim), Prishtinë, 1998, fq. 5.
  Gliša Elezović, Rečnik Kosovsko-Metohijskog dijalekta, I, Beograd, 1932, fq. 153.
  M.S. Milojević, Putopis dela prave Stare Srbije, II, Beograd, 1872, fq. 110.
  N, Popović, Beleške o mestima i stanovništvu po Kosovu i Drenici, Glasnik Srpskog geografskog društava, III, sv. 3-4, Beograd, 1914, fq. 251.)

Prishtinë, 1998. Kjo autore e fillon studimin e vet me depërtimet pushtuese të Stefan Nemanjës prej vitit 1180 deri më 1190, me zgjerimin e kufinjve të shtetit serb. Ajo nuk shkruan fare për atë, se kush jetonte më parë në këto treva, ndoshta ka “harruar” se aty jetonin popullata iliro-arbërore, përkatësist fisi dardan.  Këtë e hesht, me qëllim të caktuar. Ajo pastaj paraqet, se pas kësaj kohe Drenica ishte qendra e territorit ku sundonte Vuk Brankoviqi, pas vdekjes së princit Uroshit (1371), se popullata e kësaj treve ishte kryesisht serbe. Por, ajo nuk thekson se ajo popullatë ishte shqiptare, por e konfesionit të krishter dhe se kishat ishin të tyre e jo sllave. Ajo pastaj, në tekstin e kësaj vepre, paraqet vendbanimet e kësaj treve nga kjo periudhë dhe banorët e saj në bazë të regjistrimit në defterin osman të vitit 1455 dhe këtë në mënyrë të shtrembuar. Recensenti i këtij libri, prof. dr. Dragi Malinkoviq, në të njëjtat valë, thekson: “… ajo është, përveç për nevoja shkencore, pa dyshim edhe prodhim i situatës politike në Kosovë e Metohi dhe është krijuar nga synimet që në agresivitetin e nacionalizmit të shqiptarëve të Kosovës e Metohisë t’iu përgjigjet në mënyrën kuptimore, me faktologjinë e së vërtetës”. Pra, mirë po shihet se për çfarë të vërtete është fjala. Ekzistojnë edhe disa punime të tjera, të cilat në këtë rast nuk po i theksojmë.
   Mirëpo, faktet, argumentet shkencore, historike e arkivore dësh-mojnë të kundërten. Para se gjithash, shkenca ka vërtetuar pa kurrfarë dyshimi se shqiptarët janë populli më i lashtë në Ballkan, sepse ata janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të ilirëve që shtriheshin në një pjesën më të madhe të Ballkanit. Shqiptarët janë në trevat e sotme të tyre etnike me mijëra vjet para se të përmendej emri serb në histori fare. “Shkenctarëve serbë” ky fakt nuk u pelqen aspak, kurse politikanëve jo se jo. Pra, historia e Ballkanit nuk filloi nga fundi i shekullit XII, nuk filloi nga ardhja e serbëve, po shumë e shumë më herët, kur serbët ishin diku mbas Karpateve. Prandaj shqiptarët në Ballkan, kudo qofshin, janë autoktonë, kurse serbët, si sllavët e tjerë, janë vetëm ardhacakë të vonuar në këtë pjesë të Evropës e asgjë tjetër. Kosova, pra, gjithmonë ka qenë etnikisht shqiptare, pa marrë parasysh se kush ka qenë okupator i saj për një kohë të caktuar, siç kanë qenë romakët, bizantinët, bullgarët, serbët, turqit, austriakët, apo italianët e gjermanët.
   Lidhur me këto botime dhe shumë të tjera antishkencore të historiografisë serbe, nuk mjafton vetëm konstatimi se janë botime jo

(Akademik Mark Krasniqi, Sipas shkencës serbe Drenica ….., Dardania Sacra, 4, 2002,fq. 173.)

shkencore. Nuk mjafton të thuhet se nuk meriton të merresh me të. Ky supozim është i dëmshëm, është pacifist dhe i papranueshëm për shkencën e vërtetë. Mirëpo, të gjitha këto duhet të demaskohen me gjuhën e fakteve dhe të ndriçohet  e vërteta historike për të kaluarën historike të Kosovës, në këtë kontekst edhe të vendbanimeve të Kosovës. Për këtë ekzistojnë shumë fakte, sepse veprat e tilla nuk mund t’i përballojnë kritikës së mirëfilltë shkencore. Para opinionit botërore me fakte dhe dëshmi të shumta arkeologjike, historike, arkivore i dëmantojnë plotësisht këto vepra të pabazuara në të dhëna reale shkencore.



Dr Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosoves, Drenica.

Leutrim

  • OG member
  • Newbie
  • ***
  • Posts: 33
  • Karma: +5/-0
Re: Rreth propagandes t'shkencës serbe ndaj shqiptarëve
« Reply #3 on: July 13, 2019, 09:08:08 PM »
Masi eshte tema per propagande serbe, pe postoj nje tekste te Prof.Dr.Skender Rizes.

Historiografia pansllaviste serbe, per te perfituar opinionin nderkombetare per te drejtat serbe mbi Kosoven beri falsifikimin e tri fakteve historike.

1. Kishat dhe manastiret ne Kosove.2.Beteja e Kosoves ndermjet serbve dhe turqve.(1389)3.Dyndja e madhe serbe nga Kosova ne krye me Artemije Carnojevicin(1690):

Keshtu Kosova u be ,sipas historiografis zemra ,shpirti dhe djepi i serbve.1. ,,KISHAT DHE MANASTIRET SERBE NE KOSOVE" Sipas historiografis serbe kinse dinastia e Nemaniqve e ka pushtuar Kosoven ne shekullin XII dhe sundimtaret serbe te kesaj dinastie, kinse, i kane ndertuar kishat dhe manastiret serbe ne Kosove.


a). Letra anonime e nje popi serb mbi prejardhjen shqiptare te dinastise se Stefan Nemanit.

“Shokut Skender Rizajt (*)Profesorit te Fakultetit Filozofik Prishtine


Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve, e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve, nga shekulli XII-XIV. Sipas nje teorie greke dhe te shenimeve ne Hillendar, ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike, pastaj ortodoks, pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone, me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar.

1.Nuk di sa e zoteroni Greqishten e vjeter, por greket kane shkruar si “Nemane”.Keshtu eshte shkruar edhe ne Hilendar. Germa greke “ e “ ne fakt mund te lexohet ne dy menyra , me shqiptimin e vjeter etacstik kjo germ lexohet si E e me vone me shqiptimin itacistik kjo germ ne menyre itacistike lexohet si “ i “ .Fisi Nimani eshte shkruar Si “ Nemane “ ( greq .) kurse Stefan Nemanea si “ Stefan Nemane “ ( greq.), gjithashtu edhe ne Hilendar eshrte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani, e me heret eshte lexuar Nemane. Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane, ne mesjeten e vonshme eshte pervetsuar fjala Nemanja ( nga metateza e shqipes : Nemanaj . ). Nga fisi Nimani kan mbetur trashigimtaret e Nimanasve te tanishem nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren, dhe nga ky fis rrjedh Xhavid Nimani me vellezerit dhe fistaret e tij. Kjo eshte persa i perket etimologjise Nemanjiqi, ç – iqi eshte vetem shtesa slave e mbiemrave sikurse ne kohen e jugosllavise se para luftes se II boterore mbiemrave shqiptare u jane shtuar ç – iqi. 2. Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354, kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet, i cili eshte perplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare. Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejten e vjeter kanunore te Shqipetareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin, por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve , te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove , me sakt ne metohi ( Dukagjin ) . Kjo eshte deshmia e dyte e cila verteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare.

3. Drejtesia ka qene e rregulluar ne kohen e Nemanjiqeve sikurse eshte sot e rregulluar te shqiptaret ne Metohi (Dukagjin ), nepermjet pleqnise. Shtepia e cila ka ndar pleqerin ishte e shqiptarit, paraardhesit te Brahim Hoxhes ne Junik , te cilet jane pasardhesit e Pop Jovanit( ortodoks) dhe rrjedhin nga Kopliku i Shqiperise te Shkodra, ku Car Dushani e kishte studijuar drejtesine para se te behej car i serbeve , grekeve , shqiptareve . Kjo eshte deshmia e 3 qe dinastia e Nemaniqve sipas shembullit shqiptar, e ka organizuar drejtresin ne vendin te cilin ka sunduar.

4. Nemania ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur “ Dorezon – deshmitar i madh “ .Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emertimin thirrjen e zhupanit te madh. Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila perdorej ne mesjete ka pasur kaloresi dhe njerez te vet , te cilet ishin kaloresit e bujaret e tij, e nepermjet te te cileve ka sunduar. Kjo eshte deshmia e 4 per metoden shqiptare te sundimit te dinastise Nimani ne Serbine mesjetare. Une te gjitha keto i di sepse e zoteroj mire gjuhen e vjeter greke, dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik - shka dhe zakonet shqiptare. Per kete arsye ju njoftoj qe kete element dhe fakt ta keni parasysh ne punen tuaj te ardhme, nese keto gjere me tani nuk i keni te njohura. Ndersa deshmite origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi ( Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit. Na falni qe nuk mund te neshkruhem nen kete informat, sepse , si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem . 20.IX.1985. Ky ishte teksti i letres anonime te popit serb.

Kështu kuptojmë,  shton  Dr. Skënder Rizaj,  se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,  -Nimanasit (nga shekulli XIX – Nemaniçët),  Stefan Nimani,  Shën Sava,  Stefan Deçani,  Millutini,  Dushani dhe Llazarasit,  despoti Stefan etj.,  që të gjithë ishin ilirë,  ishin tribullë (fis pellazgë -iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe,  pra ishin shqiptarët,  njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar  e më vonë edhe të islamizuar),  sqaron autori,  për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik,  si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.