Author Topic: R1b-BY611>Z2705  (Read 882 times)

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
R1b-BY611>Z2705
« on: April 12, 2019, 09:23:43 PM »
Me qenë se numri i rezultateve në projekt po rritet, përveç haplogrupeve kryesore, mund të fillojmë të diskutojmë edhe prejardhjen e ndonjë dege të veçantë. Po filloj me R-BY611 dhe nëndegën R-Z2705. Në këtë degë ende nuk ka ndonjë shembull nga eshtrat e lashta, prandaj duhet të hamendësojmë mbështetur në rezultatet e popullsisë së sotshme.

R-BY611 ka disa degë, tri prej të cilave njihen: 1 në Sardenjë, 1 në Kampanjë (Itali) dhe Spanjë, 1 kryesisht në Ballkan. Kjo shpërndarje sugjeron se paraardhësi i fundit i përbashkët rreth vitit 3300 p.e.s, duhet të ketë jetuar diku në Mesdheun verior, ndoshta në Itali ose Ballkan. Rezultate e pakonfirmuara me SNP, por që mund të jenë BY611+, janë nga Italia, Kroacia, Spanja dhe Hungaria. Degëzimi i mëposhtëm, R-Y23373 ka një amerikan, dhe nëndegën R-Z2705. Amerikanit nuk i dihet prejardhja më larg se në Angli, prandaj për momenitn R-Y23373 nuk tregon gjë për prejardhjen e ballkanasve me të cilët lidhet.

Për R-Z2705, mund të supozojmë se degëzimet më të vjetra duhet të jenë ato me 393=12, pasi haplotipet R-BY611+ & R-Z2705-, kanë këtë vlerë modale (gjths duhet konfirmuar me SNP). Pra, shembujt me 393=13 duhet ti takojnë një nëndege të veçantë të R-Z2705. Haplotipet me 393=12 janë 4-5 llojesh. Një haplotip në dukje modal është i pranishëm në Kosovë dhe Pollog. Një haplotip pak më i veçantë është gjetur në Shkrel. Një tjetër, lehtësisht i dallueshëm nga 392=11 është i përhapur në gjithë Ballkanin. Një i tretë, gjithashtu jo-modal, gjendet kryesisht në Bosnje/Sanxhak. Këto degëzime duhet të kenë filluar të përhapen gjatë Antikitetit të vonë, pasi YFull, me vetëm një haplotip me 393=12 (edhe ky me low coverage) e llogarit TMRCA rreth 1500 vjet. Pasi të shtohen edhe disa shembuj me 393=12, TMRCA duhet të rritet pak.

Haplotipet me 393=13 janë shpërndarë më shpejt, duke filluar nga Mesjeta e hershme. Degëzimi më i përhapur këtu përfaqësohet nga mutacioni Y32147, rreth 1200 vjeçar. Haplotipet 393=13 gjenden në çdo shtet të Ballkanit, por përqëndrimi më i lartë është mes shqiptarëve. Skema e R-Z2705 duhet të jetë përafërsisht kështu:

                               - R-Z2705
                                    - Skrapar; Vlorë; Kumanovë; Serbi; Artë, Greqi; Bullgari lindore, etj.
Të paklasifikuar:            - Shkrel;
                                    - Kosovë; Pollog;
                                    - Bosnje; Sanxhak.
                                    - 393=13
                                         - Kapit
                                         - Bytyç
                                         - Dalmaci
Të paklasifikuar:                 - Triesh, Grudë; Koplik; Vushtrri; Mat; Tiranë; Kolonjë; Skrapar; degë të tjera nëpër Ballkan.
                                         - Y32147
                                              - Degëzime nga gjithë shtetet ballkanike, më së shumti nga trojet shqiptare dhe rrethinat.

Diversiteti më i lartë vihet re në hapësirën Shqipëri-Mal i Zi-Kosovë-Bosnje. Nëpër studime dhe projekte dallohet se haplotipet 393=12 & 392=11, dhe 393=13 dhe Y32147- janë të shpërndara nëpër Ballkan, por edhe në këto studime, tri llojet e tjera të haplotipeve R-Z2705 nuk janë gjetur në Bullgari dhe Rumani. Një numër i lartë shembujsh shqiptarë dhe të tjerë të R-Z2705 që janë në testim pritet që të zbulojnë degëzime të reja. Pra, nuk kemi përfundime të ngurtësuara, dhe situata mund të ndryshojë shpejt, por sipas rezultateve të deritanishme rrugëtimi më i mundshëm i paraardhësve të R-Z2705 ndjek këtë drejtim:

~1300 p.e.s:      R-BY611                        Itali ose Ballkan veri-perëndimor
~200-500:            R-Z2705                     Ballkan perëndimor
~500-800:                393=13                  Ballkan perëndimor, disa degë fillojnë zgjerimin në Ballkan
~800-1200:                 R-Y32147             Përhapje në gjithë hapësirën e Ballkanit dhe më tej

Sot gjithsesi dimë shumë më shumë se para një viti, kur gjithë shembujt e analizuar kishin TMRCA=1200. Të shohim si do të jetë situata pas disa muajsh.
« Last Edit: April 12, 2019, 09:31:37 PM by Alban »

Dema

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 868
  • Karma: +47/-14
  • J2-M205
R1b-BY611>Z2705
« Reply #1 on: April 14, 2019, 10:59:45 AM »
Shume analize e mire Alban!  ;)

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
R1b-BY611>Z2705
« Reply #2 on: April 14, 2019, 06:42:59 PM »
Faleminderit Dema. Shpejt do të postojmë edhe për disa nëndegë të tjera, pasi të mbyllen analizat e testeve NGS.

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
R1b-BY611>Z2705
« Reply #3 on: April 20, 2019, 12:18:14 AM »
I just saw on Poreklo that Dragiceviq tested negative for Y32147, though he is Z2705+ and BY38894+. This would debunk the theory that they are connected to the R1b found among Kelmendi tribesmen which is Y32147+.

Ka shumë mundësi që Kelmendi të jetë Y32147+, por le të presim përfundimin e analizës së tij. Ndërkohë duket që larmia në perëndim të alpeve është lartë për haplotipet me 393=13.

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
R1b-BY611>Z2705
« Reply #4 on: May 21, 2019, 02:40:54 AM »
Disa zhvillime të reja:

- Testi i fisit Piper të Malit të Zi hapi një linjë të re paralele R-Z2705* (grupi 393=13 & Y32147-).

- Sipas një postimi në Poreklo, një R-Z2705 nga Bosnja duhet të formojë një subkladë me shembullin nga Kroacia.

- Një shembull i ri nga Bullgaria gjithashtu u konfirmua 393=13 & Y32147-. Prejardhja e tij është nga Serbia juglindore, por sipas traditës familjare aty kanë mbërritur nga Mali i Zi pas pushtimit osman. Pasi u bashkua me projektin tonë, vura re që ka një Novel SNP të përbashkët me YF14449. Ende nuk mund të themi me 100% që do të krijojnë subkladë e re në YFull, pasi deri tani nuk e kanë përdorur këtë SNP, por ndoshta mund të lidhen në FTDNA. Gjithashtu, jemi në pritje të një BigY që duhet të lidhet në disa qindra vjet me Y14449, dhe që mund ta sqarojë më mirë situatën. Nëse degëzimi konfirmohet, mund të interpretohet si një e dhënë më tepër në mbështetje të traditës së prejardhjes nga Mali i Zi. YF14449 është me prejardhje nga Tropoja, dhe më herët thuhet nga Malësia e Madhe.

-Bashkë me testin që duhet të bashkohet me YF14449, jemi në pritje edhe të dy testeve të tjera Y32147-. Pra, shumë shpejt duhet të krijohen edhe 2-3 degëzime të reja paralele me Y32147.
« Last Edit: May 21, 2019, 02:44:40 AM by Alban »

Beki

  • Newbie
  • *
  • Posts: 18
  • Karma: +3/-0
  • R1b-BY611>Z2705*
R1b-BY611>Z2705
« Reply #5 on: May 21, 2019, 03:32:01 AM »

This is great news. The results of the BigY Test Grabezh from BiH should arrive soon 100% will form a branch with Zrniq from Croatia.

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #6 on: July 30, 2019, 02:50:23 AM »
FTDNA ka krijuar dy subklada të reja sot:

1- FT13043, një SNP që është gjetur te një shembull bullgar që deri tani ishte R-Y32147*, dhe te grupi R-Y32147>Y82919, ku janë një person nga Berana dhe një nga Arabia Saudite.

2- R-BY218801. Kjo është SNP-ja që përmenda më sipër, që e kanë të përbashkët Selmani nga Medvegja (prejardhja nga Kapiti i Nikajve), dhe një bullgar që sipas traditës familjare vjen nga Mali i Zi. Kjo nëndegë duhet marrë pak me dyshim sepse SNP-ja nuk konsiderohet e përshtatshme për analizë nga YFull dhe gjendet në një rajon jo shumë të stabël. Nëse klasifikimi i R-BY218801 del i saktë, të gjithë bullgarët e testuar thellësisht, do të jenë në nëndegë me shembuj nga anët perëndimore të Ballkanit.

Gjithashtu, janë shtuar 3 SNP në nivelin R-BY38894. Shembulli grek që është negativ për këtë SNP është llogaritur negativ edhe për to, mirëpo BigY-500 që ka kryer nuk i mbulon. Pra, pozicionimi i tyre nuk është i sigurtë.

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 844
  • Karma: +75/-2
  • R1b-BY611
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #7 on: July 31, 2019, 09:10:10 PM »
Ende keta me shoplluk e thrak  ;D

‘Грана Z2103 је заступљена преко своје даље подгране BY611, конкретно још даље подгране Z2705> BY38894 чије је матично подручје на Балкану, конкретно у Шоплуку, и везује се за Трачане.

https://www.poreklo.rs/2017/11/19/genetska-slika-crne-gore/
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 844
  • Karma: +75/-2
  • R1b-BY611
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #8 on: July 31, 2019, 09:44:04 PM »
FTDNA ka krijuar dy subklada të reja sot:

1- FT13043, një SNP që është gjetur te një shembull bullgar që deri tani ishte R-Y32147*, dhe te grupi R-Y32147>Y82919, ku janë një person nga Berana dhe një nga Arabia Saudite.

Per kete subkladen e re qe do formojne Kumbarov-Agovic/Bakir Yfull do e perdor Y126039, qe eshte e barabarte me FT13043 te FamilyTreeDNAs (Bakir/Agovic me degen e tyre Y82919 do mbesin nen kete subkladen e re)
« Last Edit: July 31, 2019, 09:48:58 PM by Leki »
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Beki

  • Newbie
  • *
  • Posts: 18
  • Karma: +3/-0
  • R1b-BY611>Z2705*
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #9 on: August 16, 2019, 03:42:31 PM »
Selmani and Staliçin formed a new sub-branch R-BY218801, TMRCA 1200 ybp. We will soon get another new sub-branch.
https://www.yfull.com/tree/R-BY218801/

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #10 on: September 08, 2019, 04:39:19 AM »
Me qenë se YFull nuk do të përdorë as BY38894 as DYS393, kurse në pemën e FTDNA-së nuk janë gjithë shembujt, po i mbledh në një vend gjithë rezultatet R-Z2705 të testeve SNP nga Ballkani.

Degët e reja ende nuk kanë përcaktuar SNP-në që do t'i emërtojë, dhe tmrca është hamendësuar me përafërsi. Por duket qartë që janë krijuar dy degë, secila me larmi të lartë në Ballkanin perëndimor. Pasi të testohet dhe dega me 456=13 dhe ndonjë nga të tjerët me 393=12, të gjitha degët kryesore do të kenë zënë vend në pemë.

« Last Edit: September 08, 2019, 06:07:51 AM by Alban »

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #11 on: October 11, 2019, 08:38:12 PM »
Tri rezultate të reja këto ditë: një BigY nga Sanxhaku është R-BY218801+, një BigY nga fshatrat në jug të Lezhës duket R-BY105603+, dhe Kajtazi, Bytyç nga Karashëngjergji i Hasit është Y32147+.

Kajtazi duhet të jetë me prejardhje nga fshati Shëngjergj i Bytyçit, sot nën Drin. Ka mundësi që të ketë afërsi me ndonjë linjë të Thaçit, që thuhet se ka banuar aty para >400 viteve. Thaç Y32147+ dhe Y133384- janë disa në projekt.

Personi i dytë ka haplotipin 393=12 & 392=11. Duhet të jetë në nëndegën R-Z2705>BY105603>BY61976, bashkë me Selmanin, Celibashin, Yilmaz dhe grekun në YFull. Ka BigY, pra shpejt mund të shohim lidhjen mes gjithë këtyre.

Kurse personi nga Sanxhaku thuhet se ka prejardhje nga Gucia, fisi Kuç. Ky do të formojë një nëndegë të re me të testuarin nga Bullgaria veri-lindore, me shumë gjasa rreth 300-800 vjet. Ky person ka ruajtur një gojëdhënë të prejardhjes së largët nga Mali i Zi, dhe më herët nga Kastriotët. Dimë që një gojëdhënë të ngjashme e hasim edhe në Kuç. Duke parë lidhjen e gjakut dhe përputhjen e traditës, me shumë mundësi kemi të bëjmë një linjë të Kuçit, që ka lëvizur relativisht vonë drejt lindjes. Do të jetë interesante të shihet nëse linjat e fiseve Triesh, Grudë, Hot i vjetër, Krasniq, etj., si dhe disa linja toskë, do të bien nën R-BY218801. Ka mundësi që kjo të jetë një ndër degët kryesore të përhapjes së R-Z2705 në shek 7-10, paralelisht me R-Y32147.

Pema e nëndegës duhet të jetë e tillë për momentin:
R-BY218801
     FT63404
          Kuç, Sanxhak
          Bullgari
     Y153706
          Kapit, Nikaj
          Kapit, Medvegjë
« Last Edit: October 11, 2019, 08:41:55 PM by Alban »

Ujkan Vushaj

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 858
  • Karma: +35/-1
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #12 on: October 11, 2019, 08:58:05 PM »
Tri rezultate të reja këto ditë: një BigY nga Sanxhaku është R-BY218801+, një BigY nga fshatrat në jug të Lezhës duket R-BY105603+, dhe Kajtazi, Bytyç nga Karashëngjergji i Hasit është Y32147+.

Kajtazi duhet të jetë me prejardhje nga fshati Shëngjergj i Bytyçit, sot nën Drin. Ka mundësi që të ketë afërsi me ndonjë linjë të Thaçit, që thuhet se ka banuar aty para >400 viteve. Thaç Y32147+ dhe Y133384- janë disa në projekt.

Personi i dytë ka haplotipin 393=12 & 392=11. Duhet të jetë në nëndegën R-Z2705>BY105603>BY61976, bashkë me Selmanin, Celibashin, Yilmaz dhe grekun në YFull. Ka BigY, pra shpejt mund të shohim lidhjen mes gjithë këtyre.

Kurse personi nga Sanxhaku thuhet se ka prejardhje nga Gucia, fisi Kuç. Ky do të formojë një nëndegë të re me të testuarin nga Bullgaria veri-lindore, me shumë gjasa rreth 300-800 vjet. Ky person ka ruajtur një gojëdhënë të prejardhjes së largët nga Mali i Zi, dhe më herët nga Kastriotët. Dimë që një gojëdhënë të ngjashme e hasim edhe në Kuç. Duke parë lidhjen e gjakut dhe përputhjen e traditës, me shumë mundësi kemi të bëjmë një linjë të Kuçit, që ka lëvizur relativisht vonë drejt lindjes. Do të jetë interesante të shihet nëse linjat e fiseve Triesh, Grudë, Hot i vjetër, Krasniq, etj., si dhe disa linja toskë, do të bien nën R-BY218801. Ka mundësi që kjo të jetë një ndër degët kryesore të përhapjes së R-Z2705 në shek 7-10, paralelisht me R-Y32147.

Pema e nëndegës duhet të jetë e tillë për momentin:
R-BY218801
     FT63404
          Kuç, Sanxhak
          Bullgari
     Y153706
          Kapit, Nikaj
          Kapit, Medvegjë
Nga cilin fshat t'Lezhes asht ky R-BY105603? Ne jug t'Lezhes (Bregu i Matit) shumica prej banorve jan me origjine Malsore (shumica nga Vukli dhe Nikci Kelmendit). Ka edhe Mirditor ne fshatrat Pllane, Zejmen, Berzane dhe Spiten.

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
Re: R1b-BY611>Z2705
« Reply #13 on: October 11, 2019, 09:49:58 PM »
Nga cilin fshat t'Lezhes asht ky R-BY105603? Ne jug t'Lezhes (Bregu i Matit) shumica prej banorve jan me origjine Malsore (shumica nga Vukli dhe Nikci Kelmendit). Ka edhe Mirditor ne fshatrat Pllane, Zejmen, Berzane dhe Spiten.

Po të tregoj në PM, por duket me prejardhje nga Mirdita.