Author Topic: R1b-BY611>Z2705  (Read 441 times)

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 196
  • Karma: +37/-0
R1b-BY611>Z2705
« on: April 12, 2019, 09:23:43 PM »
Me qenë se numri i rezultateve në projekt po rritet, përveç haplogrupeve kryesore, mund të fillojmë të diskutojmë edhe prejardhjen e ndonjë dege të veçantë. Po filloj me R-BY611 dhe nëndegën R-Z2705. Në këtë degë ende nuk ka ndonjë shembull nga eshtrat e lashta, prandaj duhet të hamendësojmë mbështetur në rezultatet e popullsisë së sotshme.

R-BY611 ka disa degë, tri prej të cilave njihen: 1 në Sardenjë, 1 në Kampanjë (Itali) dhe Spanjë, 1 kryesisht në Ballkan. Kjo shpërndarje sugjeron se paraardhësi i fundit i përbashkët rreth vitit 3300 p.e.s, duhet të ketë jetuar diku në Mesdheun verior, ndoshta në Itali ose Ballkan. Rezultate e pakonfirmuara me SNP, por që mund të jenë BY611+, janë nga Italia, Kroacia, Spanja dhe Hungaria. Degëzimi i mëposhtëm, R-Y23373 ka një amerikan, dhe nëndegën R-Z2705. Amerikanit nuk i dihet prejardhja më larg se në Angli, prandaj për momenitn R-Y23373 nuk tregon gjë për prejardhjen e ballkanasve me të cilët lidhet.

Për R-Z2705, mund të supozojmë se degëzimet më të vjetra duhet të jenë ato me 393=12, pasi haplotipet R-BY611+ & R-Z2705-, kanë këtë vlerë modale (gjths duhet konfirmuar me SNP). Pra, shembujt me 393=13 duhet ti takojnë një nëndege të veçantë të R-Z2705. Haplotipet me 393=12 janë 4-5 llojesh. Një haplotip në dukje modal është i pranishëm në Kosovë dhe Pollog. Një haplotip pak më i veçantë është gjetur në Shkrel. Një tjetër, lehtësisht i dallueshëm nga 392=11 është i përhapur në gjithë Ballkanin. Një i tretë, gjithashtu jo-modal, gjendet kryesisht në Bosnje/Sanxhak. Këto degëzime duhet të kenë filluar të përhapen gjatë Antikitetit të vonë, pasi YFull, me vetëm një haplotip me 393=12 (edhe ky me low coverage) e llogarit TMRCA rreth 1500 vjet. Pasi të shtohen edhe disa shembuj me 393=12, TMRCA duhet të rritet pak.

Haplotipet me 393=13 janë shpërndarë më shpejt, duke filluar nga Mesjeta e hershme. Degëzimi më i përhapur këtu përfaqësohet nga mutacioni Y32147, rreth 1200 vjeçar. Haplotipet 393=13 gjenden në çdo shtet të Ballkanit, por përqëndrimi më i lartë është mes shqiptarëve. Skema e R-Z2705 duhet të jetë përafërsisht kështu:

                               - R-Z2705
                                    - Skrapar; Vlorë; Kumanovë; Serbi; Artë, Greqi; Bullgari lindore, etj.
Të paklasifikuar:            - Shkrel;
                                    - Kosovë; Pollog;
                                    - Bosnje; Sanxhak.
                                    - 393=13
                                         - Kapit
                                         - Bytyç
                                         - Dalmaci
Të paklasifikuar:                 - Triesh, Grudë; Koplik; Vushtrri; Mat; Tiranë; Kolonjë; Skrapar; degë të tjera nëpër Ballkan.
                                         - Y32147
                                              - Degëzime nga gjithë shtetet ballkanike, më së shumti nga trojet shqiptare dhe rrethinat.

Diversiteti më i lartë vihet re në hapësirën Shqipëri-Mal i Zi-Kosovë-Bosnje. Nëpër studime dhe projekte dallohet se haplotipet 393=12 & 392=11, dhe 393=13 dhe Y32147- janë të shpërndara nëpër Ballkan, por edhe në këto studime, tri llojet e tjera të haplotipeve R-Z2705 nuk janë gjetur në Bullgari dhe Rumani. Një numër i lartë shembujsh shqiptarë dhe të tjerë të R-Z2705 që janë në testim pritet që të zbulojnë degëzime të reja. Pra, nuk kemi përfundime të ngurtësuara, dhe situata mund të ndryshojë shpejt, por sipas rezultateve të deritanishme rrugëtimi më i mundshëm i paraardhësve të R-Z2705 ndjek këtë drejtim:

~1300 p.e.s:      R-BY611                        Itali ose Ballkan veri-perëndimor
~200-500:            R-Z2705                     Ballkan perëndimor
~500-800:                393=13                  Ballkan perëndimor, disa degë fillojnë zgjerimin në Ballkan
~800-1200:                 R-Y32147             Përhapje në gjithë hapësirën e Ballkanit dhe më tej

Sot gjithsesi dimë shumë më shumë se para një viti, kur gjithë shembujt e analizuar kishin TMRCA=1200. Të shohim si do të jetë situata pas disa muajsh.
« Last Edit: April 12, 2019, 09:31:37 PM by Alban »

Dema

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 850
  • Karma: +47/-14
  • J2-M205
R1b-BY611>Z2705
« Reply #1 on: April 14, 2019, 10:59:45 AM »
Shume analize e mire Alban!  ;)

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 196
  • Karma: +37/-0
R1b-BY611>Z2705
« Reply #2 on: April 14, 2019, 06:42:59 PM »
Faleminderit Dema. Shpejt do të postojmë edhe për disa nëndegë të tjera, pasi të mbyllen analizat e testeve NGS.

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 196
  • Karma: +37/-0
R1b-BY611>Z2705
« Reply #3 on: April 20, 2019, 12:18:14 AM »
I just saw on Poreklo that Dragiceviq tested negative for Y32147, though he is Z2705+ and BY38894+. This would debunk the theory that they are connected to the R1b found among Kelmendi tribesmen which is Y32147+.

Ka shumë mundësi që Kelmendi të jetë Y32147+, por le të presim përfundimin e analizës së tij. Ndërkohë duket që larmia në perëndim të alpeve është lartë për haplotipet me 393=13.

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Posts: 196
  • Karma: +37/-0
R1b-BY611>Z2705
« Reply #4 on: May 21, 2019, 02:40:54 AM »
Disa zhvillime të reja:

- Testi i fisit Piper të Malit të Zi hapi një linjë të re paralele R-Z2705* (grupi 393=13 & Y32147-).

- Sipas një postimi në Poreklo, një R-Z2705 nga Bosnja duhet të formojë një subkladë me shembullin nga Kroacia.

- Një shembull i ri nga Bullgaria gjithashtu u konfirmua 393=13 & Y32147-. Prejardhja e tij është nga Serbia juglindore, por sipas traditës familjare aty kanë mbërritur nga Mali i Zi pas pushtimit osman. Pasi u bashkua me projektin tonë, vura re që ka një Novel SNP të përbashkët me YF14449. Ende nuk mund të themi me 100% që do të krijojnë subkladë e re në YFull, pasi deri tani nuk e kanë përdorur këtë SNP, por ndoshta mund të lidhen në FTDNA. Gjithashtu, jemi në pritje të një BigY që duhet të lidhet në disa qindra vjet me Y14449, dhe që mund ta sqarojë më mirë situatën. Nëse degëzimi konfirmohet, mund të interpretohet si një e dhënë më tepër në mbështetje të traditës së prejardhjes nga Mali i Zi. YF14449 është me prejardhje nga Tropoja, dhe më herët thuhet nga Malësia e Madhe.

-Bashkë me testin që duhet të bashkohet me YF14449, jemi në pritje edhe të dy testeve të tjera Y32147-. Pra, shumë shpejt duhet të krijohen edhe 2-3 degëzime të reja paralele me Y32147.
« Last Edit: May 21, 2019, 02:44:40 AM by Alban »

Beki

  • Newbie
  • *
  • Posts: 15
  • Karma: +2/-0
  • R1b-BY611>Z2705*
R1b-BY611>Z2705
« Reply #5 on: May 21, 2019, 03:32:01 AM »
Disa zhvillime të reja:

- Testi i fisit Piper të Malit të Zi hapi një linjë të re paralele R-Z2705* (grupi 393=13 & Y32147-).

- Sipas një postimi në Poreklo, një R-Z2705 nga Bosnja duhet të formojë një subkladë me shembullin nga Kroacia.

- Një shembull i ri nga Bullgaria gjithashtu u konfirmua 393=13 & Y32147-. Prejardhja e tij është nga Serbia juglindore, por sipas traditës familjare aty kanë mbërritur nga Mali i Zi pas pushtimit osman. Pasi u bashkua me projektin tonë, vura re që ka një Novel SNP të përbashkët me YF14449. Ende nuk mund të themi me 100% që do të krijojnë subkladë e re në YFull, pasi deri tani nuk e kanë përdorur këtë SNP, por ndoshta mund të lidhen në FTDNA. Gjithashtu, jemi në pritje të një BigY që duhet të lidhet në disa qindra vjet me Y14449, dhe që mund ta sqarojë më mirë situatën. Nëse degëzimi konfirmohet, mund të interpretohet si një e dhënë më tepër në mbështetje të traditës së prejardhjes nga Mali i Zi. YF14449 është me prejardhje nga Tropoja, dhe më herët thuhet nga Malësia e Madhe.

-Bashkë me testin që duhet të bashkohet me YF14449, jemi në pritje edhe të dy testeve të tjera Y32147-. Pra, shumë shpejt duhet të krijohen edhe 2-3 degëzime të reja paralele me Y32147.
This is great news. The results of the BigY Test Grabezh from BiH should arrive soon 100% will form a branch with Zrniq from Croatia.