Author Topic: Projekti Shqiptar i ADN-së në YFull  (Read 189 times)

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 976
  • Karma: +155/-1
Projekti Shqiptar i ADN-së në YFull
« on: July 10, 2019, 11:00:05 PM »
Për ju që keni testuar BigY ose WGS dhe që keni hedhur BAM file në YFull, mund t'i bashkoheni grupit tonë në YFull duke ndjekur: https://www.yfull.com/groups/albanian_dna/create-join-request/

YFull (https://www.yfull.com/) ofron analizë superiore të kromozomit Y të testeve të NGS (BigY, WGS). Gjithashtu, shumë studiues të kësaj lëmie bazohen në YFull sa i përket shpërndarjes dhe origjinës së haplogrupeve dhe degëve të tyre. Kështu që për ju që keni bërë NGS test, sugjerojmë të hedhni BAM file në YFull. Kurse për të tjerët, investoni në një test të tillë ;)

Për udhëzime si ta hedhni BigY BAM file në YFull, mund të ndiqni: https://j2-m172.info/yfull-upload-generate-bam-file-link-big-y-etc/

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 976
  • Karma: +155/-1
Re: Projekti Shqiptar i ADN-së në YFull
« Reply #1 on: July 10, 2019, 11:02:17 PM »
Përfundoi analiza në YFull e dy anëtarëve nga E-FGC11450>Cluster A. Që të dy janë nga zona e Tiranës dhe kanë testuar Dante Labs WGS. Pra, u zbuluan SNPs që definojnë E-FGC11450>Cluster A, dhe tanimë quhet E-Y173822 (+16 SNPs): https://www.yfull.com/tree/E-Y173822/

Për momentin, TMRCA sipas dy rezultateve është 1200 vjet. Pra, njëlloj siç parashikuam në bazë të analizës së STR-ve të grupit :D

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 976
  • Karma: +155/-1
Re: Projekti Shqiptar i ADN-së në YFull
« Reply #2 on: July 10, 2019, 11:06:49 PM »
Përfundoi edhe analiza e një anëtari të fisit Sopi (YF63664). Siç pritej, formon nëngrup të ri me anëtar të fisit Berisha (YF10733). E-FGC33625>Berisha-Sopi në YFull definohet nga E-Y93102.  TMRCA midis këtyre dy fiseve sipas dy rezultateve është 850 ybp: https://www.yfull.com/tree/E-Y93102/

Kemi mësuar që një person nga Italia është pozitiv për ~6/17 SNPs në nivel të E-Y93102, një prej të cilave FGC33625, kështu që filogjenia eventualisht duhet të jetë: E-FGC33625>Y93102.