Autori Tema: Përalla  (Lexuar 825 herë)

abs4nt

  • Newbie
  • *
  • Postime: 28
  • Karma: +7/-0
Përalla
« Me: Tetor 09, 2017, 04:36:25 MD »
Uki e Dhelbna

Uki ish untue e po shkon me hanger ndonji dele.
Po hy me ni shtallë mrena.
Sa hy fill e zajn barinjt dhe e rrahin.
i rraskapit, shkon te nji lum me pi ujë.
Papritmas vjen dhelbna atypari.
"O Kumar a je mirë?"
"Mos vet Ndrikull".
E mor Kumar, kurgja s'tpan ba çka m'kan ba mu.
A po m qet n shpinë matan lumit se as me hecë spo mujë?
Ukit i mushet menja dhe e hyp dhelbnen n shpinë.
Tu e kalu lumin, dhelbna po tallet dhe po knon.
"Bajë i smutë t'shnoshin".
Çka po flet o Ndrikull?!
Sdi, sjam mirë!
Mirpo uki pe heton çi po tallet me të dhe ia kap kamën mos ti ike.
Kur po afrohen pran bregut, dhelbna pi thotë:
O Kumar, shloje rrajën - e kape kamën!
Uki tu menu se asht tu e majt rrajën ia shlon kamën.
Dhelbna kcen e ikë.
« Redaktimi i Fundit: Nentor 10, 2018, 11:57:38 MD nga abs4nt »

abs4nt

  • Newbie
  • *
  • Postime: 28
  • Karma: +7/-0
Përalla
« Pergjigju #1 Me: Tetor 09, 2017, 05:08:35 MD »
Azhderaja

N kohen e Musës kishte jetu ni bish e madhe.
Ti kullot dhentë, ulet me pushue dhe e ze xhumi.
Kur çohet e sheh se bagtia i ka ikë.
E kshyr shkopin e sheh me gjakë.
Niset tu i kërku bagtinë, kur ma n atë anë
e gjan Azhderanë n tokë, t'mlumë me gjakë
kurse bagtia po kullotin.
Musa aty e kupton se shkopi i tij, e pa mbytë Azhderanë.
« Redaktimi i Fundit: Tetor 25, 2018, 09:41:38 MD nga abs4nt »

abs4nt

  • Newbie
  • *
  • Postime: 28
  • Karma: +7/-0
Përalla
« Pergjigju #2 Me: Tetor 09, 2017, 09:22:18 MD »
Pula, Gjeli e Dhelbna po shkojn haxhi

Pershendeten me te afermit e tyne dhe nisen.
Udhës dhelbna po e vet gjelin.
O gjel kallxom sa asht sahati?
O shoq un nuk majë sahat.
Dhelbna i thotë, e n'agim kur thret,
a rastsisht i trazon njerzit nga xhumi?
Si rrjedhojë dhelbna e ha gjelin.
Pula e shkretë po merzitet shum.
Mas nji kohe dhelbna po i folë pulës.
Oj pulë t'kam ni tu knue shum,
e nga sa voje i ban ti n'ditë?
Nuk baj shum veq nga nji.
Dhelbna i thotë, ti pra me nji voje
do me mashtrue tanë mahallën ha!?
E kshtu dhelbna e kish hanger edhe pulën.
« Redaktimi i Fundit: Tetor 25, 2018, 09:39:15 MD nga abs4nt »

abs4nt

  • Newbie
  • *
  • Postime: 28
  • Karma: +7/-0
Përalla
« Pergjigju #3 Me: Prill 28, 2018, 12:59:55 PD »
Uki po do mu ba shark

Uki po shatitet ku nga larg pe sheh nji ka' me lara tu lavru.
Afrohet ngat e i fol bujkut,
Tungjatjeta minxh, a po m'kallxon çysh a ba ky kau yt shark?
A bacit - thotë plaku - Un e kam ba shark!
Uki thot: E a mujtesh edhe mu pra me m'ba shark?
Po çysh jo bacit, hyn n thesë edhe bahesh.
Uki hy n thes, e plaku ia mshel gryken.
E mer nji dru e ia nis me i mshu.
O boll shlom.
Kadal bacit, se hala s'i ba shark!
Plaku pi mshon hala deri kur po ia çel gryken.
Uki po kshyret: Po skanem ba shark?!
Plaki i thotë çi duhet me pas durim se sbahet menherë.
Niset uki malit e takohet me dhelbnen.
E mor dhelben qeshtu qeshtu deshta mu ba shark dhe kot.
Po ti dhelben ngo ktu;
Shko ti dhe thuj plakut çi i ka dekë gruja.
Ai e di se une nuk mujë, e i le kiet vet.
Na masanej shkojmë dhe ia hajmë kiet!
Dhelbna shkon e i thot,
O bac; gutu se t kish dek gruja!
Plaku qet me hekur e ia then kamën.
..
« Redaktimi i Fundit: Tetor 25, 2018, 09:36:24 MD nga abs4nt »