Autori Tema: ADN Antike  (Lexuar 7265 herë)

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 913
  • Karma: +68/-1
  • R1b-BY611
ADN Antike
« Pergjigju #105 Me: Tetor 05, 2018, 04:18:02 MD »
Datimi duhet te jete gabim, nuk mundet te jete ky shembull Skythian dhe ne te njejten kohe i asaj periudhe sic e raportojne ne tabel - i kohes se bronzit 2800-2600BCE (po futen gati ne horizonin e yamnaya).

<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

abs4nt

  • Newbie
  • *
  • Postime: 28
  • Karma: +7/-0
ADN Antike
« Pergjigju #106 Me: Tetor 05, 2018, 10:12:21 MD »
Një studim i ri i ADN të eshtrave antike: http://advances.sciencemag.org/content/4/10/eaat4457

Shembulli scy197* (Glinoe, Scythian) paraqitet R1b nga autorët. Mirëpo sipas analizës së BAM file nga njëri nga YFull, ky shembull është E1b-V13>CTS5856
https://docs.google.com/spreadsheets/d/1bnVJujBs_bQu_dqSVi_dSXUuz9gNIYFX_XlqRrz92mo/htmlview

Ky shembull antik ka jetuar 2885 - 2632 para erës sonë, ose para ~4700 viteve. TMRCA e E-CTS5856 është ~4000 vjet. Nëse kjo është e saktë, ky shembull ka një implikim të madh rreth ekspansionit të E-V13, pra mundësia më e madhe është që E-V13 ka ardhur në Ballkan nga veri-lindja dhe gjatë periudhës së Bronzit (indo-europian).

Flm per postimin Flor, teper interesant.

Phanes

  • Newbie
  • *
  • Postime: 40
  • Karma: +2/-0
ADN Antike
« Pergjigju #107 Me: Tetor 05, 2018, 11:37:27 MD »
Prej artikullit:

"A group of four individuals (scy192, scy197, scy300, and scy305) showed genetic similarities to southern European populations, hereafter referred to as a south European (SE) cluster"

"Calibrated ages were reported as years cal BCE or CE. For all but two samples (scy192 and scy197), reliable results were obtained. "

Alban

  • Full Member
  • ***
  • Postime: 125
  • Karma: +17/-0
ADN Antike
« Pergjigju #108 Me: Tetor 06, 2018, 12:47:53 PD »
"A group of four individuals (scy192, scy197, scy300, and scy305) showed genetic similarities to southern European populations, hereafter referred to as a south European (SE) cluster"

Me poshte thuhet: "Scythians belonging to the SE cluster were closer to Hungarian Bronze Age and Iron Age individuals including Vatya and Maros".

Pra te dy shembujt E-V13 dhe R1b-Z2106, nga vijne nje pjese e mire e degeve shqiptare. kane afri gjenetike me njeri-tjetrin, me disa shembuj nga Hungaria e Epokes se Bronzit, si dhe me popullsine e sotshme te Europes juglindore. Kjo lidhja me Ballkanin nuk eshte aq e qarte, a ka ngjashmeri me greket e shqiptaret apo me kroatet e boshnjaket? Por ngjashmeria me Hungarine e Epokes se Bronzit eshte domethenese sepse ne Hungari dihet qe ka pasur R1b-Z2103, dhe sipas gjasave edhe E-V13, duke pare larmine dhe shperndarjen e subkladave te saj me te hershme. Bashke me kete ngjashmeri mund te merret me mend se popullsia Indo-Europiane qe levizi drejt Europes Qendrore ne Epoken e Bronzit perfshinte edhe linja E1b-V13>CTS5856 dhe R1b-Z2106.

Ujkan Vushaj

  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 741
  • Karma: +22/-1
ADN Antike
« Pergjigju #109 Me: Tetor 06, 2018, 01:28:07 MD »
Scy197 dhe Scy192 prej Moldavise, formojne nji cluster afer Shqiptart, Greket e Balkanasit nga koha e Broznit dhe Neolitit. Scy197 asht E-CTS5856. Ndoshta kta dy jane me origjine Dake?

« Redaktimi i Fundit: Tetor 06, 2018, 07:47:17 MD nga Ujkan Vushaj »

Alban

  • Full Member
  • ***
  • Postime: 125
  • Karma: +17/-0
ADN Antike
« Pergjigju #110 Me: Tetor 07, 2018, 09:31:32 PD »
Nuk e di kush e ka ndertuar kete skeme, po nuk duket qarte a jane keta shembuj me afer me shqiptaret dhe greket apo me Vucedolin dhe te tjeret mbi te.
« Redaktimi i Fundit: Tetor 07, 2018, 09:36:49 PD nga Alban »