Autori Tema: Fisi Bytyçi  (Lexuar 4376 herë)

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 822
  • Karma: +75/-1
  • R1b-BY611
Fisi Bytyçi
« Me: Prill 23, 2016, 04:49:35 PD »
Fisi Bytyçi - shkëputur nga libra e Robert Elsit "The Tribes of Albania"






Bytyçi e nxjerr prejardhjen prej një personi të quajtur Leke Bytyçi, i cili erdhi nga lugina e Drinit të poshtem rreth Komanit. Leka dhe familja e tij levizen drejt lindjes dhe u vendosen në vendin që tani quhet Viliq. Lekë Bytyçi pati tre djem: Vilin, Biben dhe Karlin. Vili, djali i madh, u largua nga Bytyçi dhe u vendos në rajonin e Prizrenit. Biba u vendos në pjesën lindore të luginës së Bytyçit, rreth Rasadit dhe Pacit. Biba pati tre djem: Martinin, Gjonin dhe Pacin. Karli, djali i vogël i Lekë Bytyçit, u vendos me familjen e tij në pjesën perëndimore të luginës së Bytyçit, rreth Viliqit. Karli pati vetem një djalë, Vilin, dhe shumë vajza të cilat i martoj ne Krasniqe dhe fiset e Hasit.
Një tjetër traditë, edhe pse version i ngjashëm për prejardhjen e tyre, i nxjerr ata me origjine nga Shkreli, pra Leka thuhet se ka dalur nga Shkreli. Dhe supozohet se ata e morën emrin 'Bytyçi' nga rajoni i ri në të cilin u vendosën, dikur mbas vitit 1600.
Në kohët e Osmaneve, Bytyçi ishte tradicionalisht pjesë e kazasë së Gjakovës (Altun-ili). Në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë (deri në 1864) ishin nën ndikimin e pashallarëve Begolli të Pejës, dhe nga 1864 deri ne 1912 ishin pjesë e Vilajetit të Kosovës.
« Redaktimi i Fundit: Janar 29, 2019, 06:49:42 PD nga Leki »
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 822
  • Karma: +75/-1
  • R1b-BY611
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #1 Me: Prill 23, 2016, 04:53:14 PD »
Shkruar nga Fadil Hoxha per Bytyçin dhe familjen e tij prej Shkoze te Malisheves:

Une jam me fis Bytyq dhe jam interesuar gjate per origjinen dhe gjenealogjine e familjes sime dhe te fisit Bytyq. Une jam me origjine nga fshati Shkoze i Malisheves ku banoret e ketrij fshati jane te gjithe me fis Bytyq.  Sipas gojedhenave te pleqeve i pari i fisit Bytyq dhe Shkrrel ishte Leke Shkrreli i cili kishte arritur diku nga viset malore te Bosnjes ne Shkrrel te Shkodres diku ndoshta ne fillim te shek XV me djem e nipa. Kater nga djemet ndalen ne Shkrrel dhe nga pasardhesite e ketyre formohet fisi Shkrrel i Malesise se madhe dhe pastaj shperndahen neper viset tjera. Nje djale tjeter shkon ne drejtim te Prizrenit, kurse dy djem tjere Bibe dhe Kral Leka vendosen ne Pac te Tropojes. Biba i kishte tre djem dhe pasardhesit e tyre kane formuar fshatin Pac, Zherke dhe disa lagje ne fshatin Kam, Zogaj, Kepenek dhe Leniq . Krali ka pasur nje dja Vilin dhe ai pastaj ka pasur Vaten e ky pastaj ka pasur dy djme dhe nga pasardhesit e tyre jane formuar  fshatrat Viliq, Qorraj, Vlad dhe disa lagje te fshatit Kepenke, Leniq, Kam e Zogaj. Nga keto fshatra te Bytyqit pastaj jane perhapur pasardhesit e tyre neper viset e Shqiperise veriore dhe Kosoves. Thuhet se pjesa me e madhe e banoreve te Miredites eshte me fis Bytyq. I pari i fshatit tim , pra Shkoze ishte Mehmet Alia i cili ishte vendosur ne kete fshat ne fund te shek XVI me djem e nipa. Nga djemte e nipat jane formuar lagjet e fshatit Shkoze dhe nje lagje e fshatit Semetisht. Nga Ymer Shatri ( djal i Uke Alise nga Vladi) jane formuar Nishori , Kasterci, Breshanci  dhe nje lagje e Semetishtit. Po e pershkruaj edhe nje here gjenealogjine e familjes sime nga Leke Shkrreli deri tek une:  Leka, Krali,Vil, Vate, Marku , Pal ( Ali ), Mehmeti, Selimi , Shaban , Hazir ,Zeqir, Bilall , Avdi, Murat , Fadil . Te gjithe ata qe jane  Bytyq dhe qe e dijen emrin e te parit te tyre dhe emrin e fshatit te Bytyqit prej nga ka migruar mund te gjej rrenjet e veta deri tek Leke Shkrreli. Duke i pershendetur kusherinjet e mi kudo qe jane ju uroj fat dhe shendet.
« Redaktimi i Fundit: Shkurt 10, 2017, 03:53:17 PD nga Leki »
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Postime: 186
  • Karma: +36/-0
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #2 Me: Tetor 07, 2018, 12:54:27 PD »
Ne fakt desha te pyes ty ne qoft se dine dicka me shume per keta qe indetifikohen ne kete menyre  :D Po, Kryeziu ne Puke eshte nje fshat heterogjen ka aty Orosh, Kushnen, Kabash, Shale, Toplane (te ardhur nga Duzhmani) etj, jane gjithsej 12 fise qe bashkjetojne ne kete fshat. Pra s’ka Bytyc.

Perpara mendoja qe jane Kryezinje te Pukes qe ndoshta kane jetuar ne Bytyc para se te vendosen ne Kosove. Ose Bytycas qe kane jetuar ne qifllikun e Kryezinjeve? Ky Mulolli dhe Kajtazi mund te jene Bytycas por veshtire te thuhet nga STR-et e tyre, plus Kajtazi jane katolik e me origjine nga Dardha (per sa e di une Dardha mbahen me Kabash).

Vetem aq di per te, dhe kur ja ktheva pergjigjen nuk mu lajmru me. Me siguri eshte Kabash (Bardhi) nga Kryeziu i Pukes me origjine, dhe per nga halpgrupi duhet te jete nen Kçira cluster.


Hehehe... pune e ngaterruar eshte. Une i kisha menduar dy mundesi: ose jane disa Bytycas qe kane jetuar ne Puke dhe jan perfshire me Kryezinjte, ose anasjelltas. Mirepo Mulolli eshte edhe Kryezi edhe me tradite nga Tropoja, nuk e kuptoj kronologjine e levizjeve ketu.

Nje ide tjeter qe kam eshte se disa Bytycas ne Tropoje mund te jene identifikuar me Kryezinjte ne kuptimin e aleances me ta. Kryezinjte kane hapur toka ne Bytyc dhe ua kane dhene disa familjeve, sidomos ne Zogaj. Ata qe kane perfituar toke ndoshta jane vetecilesuar si Bytycet e Kryezinjve. Problemi i ketij versioni eshte se ne Tropoje nuk ka asnje te tille sot.

Pastaj eshte edhe problemi se a jane keta Kryezi-Bytyqi nga i njejti vend. Nuk merret vesh. Gjithsesi per Mullollin do te mundohem te gjej ndonje informacion permes disa kusherinjve, ndoshta dine dikca.

Me Mulollin kam GD 3/37 kurse me Kajtazin 6/37.

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 822
  • Karma: +75/-1
  • R1b-BY611
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #3 Me: Tetor 07, 2018, 05:29:33 MD »
Alban, eshte edhe nje mudesi tjeter qe ndoshta mundet ta spjegoje me mire kete lidhjen mes ketyre fiseve, qe nuk ka fare te bej me Kryeziun e Pukes. E kam fjalen per fisin Kryezezi te Malesise se Lezhes​. At Gjon Karma e thote qe fisi Kryezezi i Lezhes mbahen te nje gjaku me Kciren dhe nuk martohen mes veti, e gjithashtu edhe me nje pjese te mire te Bytyqaseve nga Kosova. Elsie vendbanimet e tyre ne Lezhe i jep keshtu: Rubik, Munaz, Vau i Shkjezes, dhe Kryezeze.

Ndoshta per kete arsye me siguri keta Kryezinjet e Kosove pe theksojne qe jane Kryezi-Bytyq per tu diferencuar nga Kryezinjet e Pukes, ata qe nuk kane lidhje me Bytyqin?
« Redaktimi i Fundit: Tetor 07, 2018, 05:55:18 MD nga Leki »
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Postime: 186
  • Karma: +36/-0
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #4 Me: Tetor 07, 2018, 06:43:17 MD »
Ke te drejte eshte edhe ajo mundesi por per tu verifikuar duhet ose R1b nga Kcira ose  i1 nga Kryezi-Bytyci. Eshte edhe ceshtja qe linja e Mulollit mbahen edhe Kryezi edhe nga Tropoja. Edhe pse une degjova qe Shajkofci kane lidhje gjaku me Lladovcin, dhe Lladovci thone se jane Bytycas (nuk permendin Kryezi) qe jane ngulur aty drejt nga Shkreli.

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 822
  • Karma: +75/-1
  • R1b-BY611
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #5 Me: Tetor 07, 2018, 07:12:46 MD »
Kjo lidhja e Mulollit me Kryezi nuk po me duket qe qendron. Per kuriozitet para nje ore i shiqova literaturat etnografike serbe, se c'thojne per kete familje, dhe ata vertete i kane shenuar vetem si Bytyq, me origjine nga Malesia. Nuk e permendin fare Kryeziun. Perse ky djali po thote qe jane Kryezi-Bytyq, nuk e di.

LLadrovci mbahen si Zogaj, per sa e di une, sidomos keta qe jane ne Drenice (me origjine nga fshati Zogaj i Bytyqit me siguri). Keshtu qe edhe keta duhet te jene nga atje..
« Redaktimi i Fundit: Tetor 07, 2018, 07:58:54 MD nga Leki »
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Postime: 186
  • Karma: +36/-0
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #6 Me: Tetor 07, 2018, 07:49:26 MD »
Edhe dicka interesante qe mu kujtua tani, Letaj tha se eshte me fis Bytyc, i parise Kryeziu. Fjala pari jo detyrimisht nenkupton lidhje gjaku. Familja e tij eshte shpernare neper Kosove nga Gjakova po fshati Letaj eshte mes Bytycit e Hasit dhe ngjitur me Qafen e Prushit, dhe pikerisht aty Kryezinjte kane nderhyre me ripopullim duke zgjeruar fisin e Bytycit. Me siguri disa nga keto familje qe perfituan toke prej Kryezinjve kane pasur djem ne sherbim te tyre ne Gjakove (ne fakt lidhja e Kryezinjve me Bytycin, sidomos me fshatin Zogaj, ka vazhduar deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore). Keta mund te kene marre emertimin "Kryezi-Bytyqi" qe te nenkuptojne "Bytycas te Kryezinjve te Gjakoves". Perseri eshte dyshimi te mungesa e emrit Kryezi ne Tropoje po historia familjare e ketij personi nga Letaj po ma mbush mendjen qe nese del R1b, ky mund te jete shpjegimi me i mundshem.
« Redaktimi i Fundit: Janar 08, 2019, 04:05:26 MD nga Alban »

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Postime: 186
  • Karma: +36/-0
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #7 Me: Tetor 07, 2018, 07:55:48 MD »
Kjo lidhja e Mulollit me Kryezi nuk po me duket qe qendron. Per kuriozitet para nje ore i shiqova literaturat etnografike serbe, se c'thojne per kete familje, dhe ata vertete i kane shenuar vetem si Bytyq, me origjine nga Malesia. Nuk e permendin fare Kryeziun. Perse ky djali po thote qe jane Kryezi-Bytyq, nuk e di.

Per cilen familje kane shenuar keshtu, Mulollin?

LLadrovci mbahen si Zogaj, per sa e di une, sidomos keta qe jane ne Drenice (me origjine nga fshati Zogaj i Bytyqit me siguri). Keshtu edhe keta duhet te jene nga atje..

Une e kisha fjalen per Lladovcin e Podujeves. Nuk e di a kane lidhje me keta te Drenices po nqs jane prej Zogaje atehere mund te lidhim  edhe Shajkofcin me Zogajt, gje qe perforcon tezen e lidhjes me Kryezinjte e Gjakoves.

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 822
  • Karma: +75/-1
  • R1b-BY611
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #8 Me: Tetor 07, 2018, 08:08:33 MD »
Per cilen familje kane shenuar keshtu, Mulollin?

Po, per Mulollin- i kane shenuar vetem si ‘Bitic’.

Citim
Une e kisha fjalen per Lladovcin e Podujeves. Nuk e di a kane lidhje me keta te Drenices po nqs jane prej Zogaje atehere mund te lidhim  edhe Shajkofcin me Zogajt, gje qe perforcon tezen e lidhjes me Kryezinjte e Gjakoves.

Aha, me fal se te pasna keqkuptuar. Mendova qe po flisje per Lladrovcin e Malisheves.
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Postime: 186
  • Karma: +36/-0
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #9 Me: Prill 25, 2019, 08:39:48 PD »
Nga rezultatet e deritanishme duket se të paktën Bytyçi i Tropojës nuk ka lidhje me Kryezinjtë. Bytyçi i Tropojës është krejt R-Z2705. Dy persona me fis Bytyç-Kryezi janë E-V13 dhe J2b-L283, kurse dy me fis vetëm Kryezi janë J2b-L283 dhe I1-Z63. Ky i fundit ka një lidhje të largët me Bytyçin e Pukës, por duhet të jetë më afër me fisin Kabash. Mbetet ende mister se si është përhapur identifikimi fisnor Kryezi-Bytyç.