Autori Tema: Fisi Bytyçi  (Lexuar 3239 herë)

Alban

  • Full Member
  • ***
  • Postime: 125
  • Karma: +17/-0
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #15 Me: Tetor 07, 2018, 07:49:26 MD »
Edhe dicka interesante qe mu kujtua tani, Letaj qe po testohet ne FTDNA me tha se eshte me fis Bytyc, i parise Kryeziu. Fjala pari jo detyrimisht nenkupton lidhje gjaku. Familja e tij eshte shpernare neper Kosove nga Gjakova. Fshati Letaj eshte mes Bytycit e Hasit dhe ngjitur me Qafen e Prushit, dhe pikerisht aty Kryezinjte kane nderhyre me ripopullim duke zgjeruar fisin e Bytycit. Me siguri disa nga keto familje qe perfituan toke prej Kryezinjve kane pasur djem ne sherbim te tyre ne Gjakove (ne fakt lidhja e Kryezinjve me Bytycin, sidomos me fshatin Zogaj, ka vazhduar deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore). Keta mund te kene marre emertimin "Kryezi-Bytyqi" qe te nenkuptojne "Bytycas te Kryezinjve te Gjakoves". Perseri eshte dyshimi te mungesa e emrit Kryezi ne Tropoje po historia familjare e ketij personi nga Letaj po ma mbush mendjen qe nese del R1b, ky mund te jete shpjegimi me i mundshem.

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 913
  • Karma: +68/-1
  • R1b-BY611
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #16 Me: Tetor 07, 2018, 07:52:28 MD »
Interesant qe Lladrovci po thojkan se kane ardhur direkt nga Shkreli, nuk e pasna ndegjuar kete version perpara. Zogaj eshte edhe njera prej vellazerive kryesore te Shkrelit qe e popullojne Zagoren.. ndoshta per kete arsye keta Lladrovci te Drenices indetifikohen si ‘Zogaj’? Tash per nga rezultati ky po duket me afer ju se me Skrelen nga Shkreli keshtu qe ne qoft se jane te afert me Lladrovcin nuk po ma merr mendja qe kane ardhur nga Shkreli. Por me siguri jane me origjine nga Tropoja.


Nje tjeter gje interesante eshte qe disa familje me mbiemrin ‘Zogaj’ ne Kosove (sidomos Zogajt e Komoranit dhe fshatrave perreth) mbahen si Thaç  ;D
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>

Alban

  • Full Member
  • ***
  • Postime: 125
  • Karma: +17/-0
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #17 Me: Tetor 07, 2018, 07:55:48 MD »
Kjo lidhja e Mulollit me Kryezi nuk po me duket qe qendron. Per kuriozitet para nje ore i shiqova literaturat etnografike serbe, se c'thojne per kete familje, dhe ata vertete i kane shenuar vetem si Bytyq, me origjine nga Malesia. Nuk e permendin fare Kryeziun. Perse ky djali po thote qe jane Kryezi-Bytyq, nuk e di.

Per cilen familje kane shenuar keshtu, Mulollin?

LLadrovci mbahen si Zogaj, per sa e di une, sidomos keta qe jane ne Drenice (me origjine nga fshati Zogaj i Bytyqit me siguri). Keshtu edhe keta duhet te jene nga atje..

Une e kisha fjalen per Lladovcin e Podujeves. Nuk e di a kane lidhje me keta te Drenices po nqs jane prej Zogaje atehere mund te lidhim  edhe Shajkofcin me Zogajt, gje qe perforcon tezen e lidhjes me Kryezinjte e Gjakoves.

Leki

  • Administrator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 913
  • Karma: +68/-1
  • R1b-BY611
Fisi Bytyçi
« Pergjigju #18 Me: Tetor 07, 2018, 08:08:33 MD »
Per cilen familje kane shenuar keshtu, Mulollin?

Po, per Mulollin- i kane shenuar vetem si ‘Bitic’.

Citim
Une e kisha fjalen per Lladovcin e Podujeves. Nuk e di a kane lidhje me keta te Drenices po nqs jane prej Zogaje atehere mund te lidhim  edhe Shajkofcin me Zogajt, gje qe perforcon tezen e lidhjes me Kryezinjte e Gjakoves.

Aha, me fal se te pasna keqkuptuar. Mendova qe po flisje per Lladrovcin e Malisheves.
<Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen>