Author Topic: Bazat e Gjenetikës (Y-DNA, mtDNA, ADN Autosomale)  (Read 5395 times)

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 981
  • Karma: +157/-1
Bazat e Gjenetikës (Y-DNA, mtDNA, ADN Autosomale)
« on: November 22, 2015, 06:54:15 PM »
Nje nder menyrat me te qarta per ta studiuar gjenealogjine permes testimit gjenetik eshte kromozomi Y.

Çka eshte Y-DNA Haplogroup (Linja Mashkullore) dhe kromozomi Y:
Kromozomi Y (Y-DNA) eshte nje strukture e ADN-se qe gjendet ne berthamen e nje qelize mashkullore. Njerezit kane 23 çifte kromozomesh, 22 pale autosome dhe nje pale e kromozomeve të seksit: XX per femrat, dhe XY për meshkujt. Kromozomi Y eshte i trasheguar pa rekombinim nga nje baba tek bijte e tij. Mirepo disahere ai ben nje ndryshim (mutacion) te vogel, dhe te njejtin ndryshim do ta marrin krejt gjeneratat e ardheshme, keshtu qe lind nje haplogrup apo nje nendege (SNP). Pra, thjeshte meshkujt qe i takojne te njejtit Y-DNA haplogroup kane nje paraardhes te perbashket nga linja e babes, i cili ne te shumten e rasteve ka jetuar para disa mijera vjeç. Per shembull, gjithe meshkujt qe i takojne haplogrupit E-V13 kane nje stergjysh te perbashket i ashtuquajtur "E-V13" i cili ka jetuar para rreth 6000 vjeç. Pastaj nese ndajne te njejtin mutacion/SNP nen E-V13, jane me te afer, e keshtu me radhe. Keta mutacione apo ndryshime gjenden ne regjione specifike te kromozomit Y. Y-DNA haplogrupet dhe nendeget jane te dobishem per t'i kuptuar origjinat e tyre si dhe levizjet e popullatave gjate koherave antike te ndryshme, dhe jo per te percaktuar kombesine/etnicitetin e dikujt.
Ketu mund te shihni haplogrupet si dhe degezimet e tyre ne nje menyre me bazike, duke filluar filluar nga "Y chromosome Adam":
http://www.yfull.com/tree/

Menyrat e testimit te kromozomit Y (Linjes Mashkullore apo Y-DNA):
Nje Y-DNA test shikon treshegimin e kromozomit Y ne ADN e meshkujve. Pershkak se kromozomi Y eshte i kaluar nga nje baba tek bijte e tij, ai gjendet vetem ne meshkuj. Testimi i Y-DNA pastaj mund te perdoret per të gjurmuar ne menyre te qarte nje linje te drejtperdrejte te babait.
Ka dy menyra te testimit te kromozomit Y: STR (nga Anglishtja "Short Tandem Repeats") dhe SNP (nga Anglishtja "Single Nucleotide Polymorphism"). Thjeshte STR perdoren per te percaktuar lidhje brenda afatit gjenealogjik ose koheve me te fundit, ndersa SNP perdoren per te testuar haplogrupin dhe nendeget/subkladat e tij per te percaktuar prejardhjen e lashte. Markerat e STR vijne ne panela te ndryshme, zakonisht prej 12 deri me 67 markera. Nese dy persona kane te testar 37 STR markera dhe kane ndyshim vetem ne dy markera, atehere ata llogariten se kane Distance Gjenetike (GD) prej 2 nga 37 markera ose 2/37= 5,4% ndryshim dhe duhet te jene te lidhur brenda afatit gjenealogjik. Sidomos nese te dy testohen ne 67 markera dhe e njejta distance vertetohet ne 67 markera qe do te dukej GD 4/67 ose 5,9% ndryshim. Me shume markera te testuar thjeshte do te thote nje saktesi me te mire se sa afer dy meshkuj te se njejtit Y-DNA haplogroup jane ne linjen e drejtperdrejte te babait, si dhe një parashikim me te rafinuar ose me te thelle te haplogroupit. Ne te shumten e rasteve nese testi eshte minimum Y-DNA37 markera, eshte i mjaftueshem per te arritur te dyja gjerat. Meqenese vetem ata qe jane te afert ne Y-DNA37 ose Y-DNA67 duhet te jene te lidhur brenda afatit gjenealogjik, rekomandohet testi minimum me Y-DNA37 markera, por dikush mund te filloje me testin me bazik Y-DNA12 me opsionin per te porositur test me te larte me vone nese deshiron. Megjithate, nuk pritet shume info nga testi Y-DNA12 perveç percaktimit te haplogroupit jo shume te rafinuar, dhe ata qe jane te "afert" në Y-DNA12 ose vlerat e markerave i kane te njejta, ne shume raste nuk kane lidhje te ngushte brenda afatit gjenealogjik.
Klikoni ketu per sqarimin e terminoligjive te ndryshme me thellesisht ne Anglisht lidhur me Y-DNA.


Kompanite qe rekomandojmë për testim të ADN

1. Family Tree DNA. Testimi ne FTDNA mund te porositet në linkun e mëposhtëm. Rekomandohet Y-DNA37, ose Y-DNA67, ose kombo FamilyFinder + Y-DNA37 nëse doni Autosomal, siç është FamilyFinder:
https://www.familytreedna.com/group-join.aspx?group=AlbanianBloodlines&code=B11086

2. YSEQ Alpha-Beta (Y-DNA37) kushton vetem $85 dhe mund te porositet ketu: https://www.yseq.net/product_info.php?cPath=23&products_id=34&osCsid=d57300f892767f91c0b1257a85953c2a
Dhe pastaj bashkoheni në grupin e YSEQ Albanian Bloodlines për analizë të haplogrupit (My Account>Group Browser>pranë: 109. Albanian Bloodlines, klikoni "JOIN" per analizë të haplogrupit).
« Last Edit: June 23, 2017, 03:02:38 PM by Flor »

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 981
  • Karma: +157/-1
Bazat e Gjenetikës dhe Gjenealogjisë
« Reply #1 on: November 22, 2015, 06:56:12 PM »
ADN Autosomale:
ADN Autosomale thjeshte eshte ADN e marrur nga krejt anet e familjes se dikujt. Ky lloj testi i analizon 22 palet e kromozomeve te dikujt qe ndodhen ne nukleusin e qelizes, pervec kromozomit "X" dhe "Y". Njera nga menyrat e ketij testi eshte qe te percaktoje trashegimine etnike e nje individi. Sipas hulumtimeve te koheve te fundit, grupet etnike mund te permbajne alele dalluese qe jane te ndryshme nga te gjitha grupet e tjera etnike. Prania e ketyre alele ne DNA te nje individi tregon se ato jane zbritur nga ai grup etnik. Kompanite e ndryshme qe bejne kete lloj testi kane ne databazat e tyre persona tjere qe jane testuar dhe nese keta persona kane ngjajshmeri ne ADN, atehere mund te jene "kusheri" te afert apo te larget duke u bazuar nga perqindja e ngjajshmerise se ADN, mirepo eshte shume veshtire te percaktosh nga vjen lidhja ose çfare "kusherish" jane.
« Last Edit: January 08, 2017, 11:07:16 PM by Flor »

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 981
  • Karma: +157/-1
Bazat e Gjenetikës dhe Gjenealogjisë
« Reply #2 on: November 22, 2015, 06:58:19 PM »
mtDNA (Linjat Femrore):
mtDNA analizon vetem linjen e nenes dhe nuk rekombinohet dhe keshtu nuk ka asnje ndryshim ne mes te prindit dhe femijes. mtDNA kalon vetem nga nena tek femija. Edhe pse meshkujt trashegojne mtDNA nga nenat e tyre, ata nuk do ta kalojne ate tek femijet e tyre. Ky tipar unik i mtDNA e lejon ate qe te perdoret per gjurmimin e anes se nenes, trashegimine e mtDNA nga nena tek femija.

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 981
  • Karma: +157/-1
Bazat e Gjenetikës dhe Gjenealogjisë
« Reply #3 on: December 21, 2015, 02:50:22 AM »
Per t'i kuptuar haplogrupet qe perfaqesojne popullatat e ndryshme me mire, duhet te studiohen nendegat apo subkladat e tyre qe jane formuar nen 4000 vitet e fundit. Per shembull haplogrupi J2-M172 eshte rreth 31400 vjet  i vjeter sipas YFull. Keshtu qe nuk eshte mire me i asociuar krejt subkladat e J2 me nje kombesi. Pastaj J2 eshte ndare ne J2a-M410 dhe J2b-M102 para 27800 vjeç dhe keshtu me rradhe mund te vime deri te subkladat qe jane formuar nen 4000 vitet e fundit dhe keto subklada zakonisht jane specifike per rajone te caktuara.

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 981
  • Karma: +157/-1
Bazat e Gjenetikës dhe Gjenealogjisë
« Reply #4 on: December 21, 2015, 03:09:24 AM »
Kur dikush ben nje Y-DNA STR test te Family Tree DNA, dhe kur i merr rezultatet FTDNA zakonisht e percakton haplogrupin me bazik, si per shembull E-M35, R-M269, J-M172, I-M438, etj. Mirepo nese testi eshte minimum Y-DNA37 markera, mund te percaktohet nendega me specifike e haplogrupit pa nevojen e testimit te metutjeshem te SNP. Per shembull, nese dikujt i eshte dhene haplogrupi nga FTDNA vetem E-M35 ose E1b1b1, duke i analizuar rezultatet e STR markerave, mund te percaktohet kujt nendege/subklade i takon personi, si per shembull E-V13 ose E1b1b1a1b1a dhe ne shume raste, mund te percaktohet subklada nen E-V13. E njejta gje vlen edhe per haplogrupet tjera.
« Last Edit: January 08, 2017, 11:08:24 PM by Flor »

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Posts: 981
  • Karma: +157/-1
Bazat e Gjenetikës dhe Gjenealogjisë
« Reply #5 on: November 20, 2016, 03:05:25 PM »
Kompanite qe rekomandojmë për testim të ADN

1. Family Tree DNA. Testimi ne FTDNA mund te porositet në linkun e mëposhtëm. Rekomandohet Y-DNA37, ose Y-DNA67, ose kombo FamilyFinder + Y-DNA37 nëse doni Autosomal, siç është FamilyFinder:
https://www.familytreedna.com/group-join.aspx?group=AlbanianBloodlines&code=B11086

2. YSEQ Alpha-Beta (Y-DNA37) kushton vetem $85 dhe mund te porositet ketu: https://www.yseq.net/product_info.php?cPath=23&products_id=34&osCsid=d57300f892767f91c0b1257a85953c2a
Dhe pastaj bashkoheni në grupin e YSEQ Albanian Bloodlines për analizë të haplogrupit (My Account>Group Browser>pranë: 109. Albanian Bloodlines, klikoni "JOIN" per analizë të haplogrupit).
« Last Edit: June 23, 2017, 03:03:02 PM by Flor »

Dema

  • OG member
  • Hero Member
  • ***
  • Posts: 869
  • Karma: +47/-14
  • J2-M205
Bazat e Gjenetikës (Y-DNA, mtDNA, ADN Autosomale)
« Reply #6 on: January 22, 2017, 11:52:10 PM »
Shumë tekst i mirë për me kuptu gjenetikën ma mirë për fillestarë. Flm për postim Flor!

Phanes

  • OG member
  • Jr. Member
  • ***
  • Posts: 81
  • Karma: +10/-0
Re: Bazat e Gjenetikës (Y-DNA, mtDNA, ADN Autosomale)
« Reply #7 on: August 26, 2019, 01:28:04 PM »
Cili eshte testi me i lire per me u vendos ne yfull? BigY eshte ~$500 a po? A ke teste tjera "ngs"?

Alban

  • OG member
  • Full Member
  • ***
  • Posts: 209
  • Karma: +40/-0
Re: Bazat e Gjenetikës (Y-DNA, mtDNA, ADN Autosomale)
« Reply #8 on: August 26, 2019, 02:19:21 PM »
Përveç BigY që është $499 deri me 31 gusht, është edhe Y-Elite i Full-Genomes për $395. Ky mund të marrë pak më shumë kohë.
« Last Edit: August 26, 2019, 04:04:03 PM by Alban »

Phanes

  • OG member
  • Jr. Member
  • ***
  • Posts: 81
  • Karma: +10/-0
Re: Bazat e Gjenetikës (Y-DNA, mtDNA, ADN Autosomale)
« Reply #9 on: August 26, 2019, 02:36:36 PM »
Përvec BigY që është $499 deri me 31 gusht, është edhe Y-Elite i Full-Genomes për $395. Ky mund të marrë pak më shumë kohë.

 Thx