Autori Tema: Haplogrupi J2  (Lexuar 23962 herë)

Dema

  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 818
  • Karma: +46/-14
  • J2-M205
Haplogrupi J2
« Pergjigju #225 Me: Janar 17, 2019, 03:24:34 MD »

Siç shihet këtu, ka një Grek i testuar CTS1969- nga studimi Pille Hallast 2015. Ndoshta njëri prej tyre i përket të njëjtës filogjeni: https://j2-m172.info/2016/10/possibly-j2b1-m205-basal-structure-defined-cts1969-cts5338-yp13-ph4306-ph1089-y22066/

Flor sa e ke permend kete studim jam kan duke punu ne kete studim, por jo per kete Grekun por per Jaudien e Izraelit ku na bine edhe ata Jaudit e Mumbait. Ne fakt kam dasht ti mapoj krejt keta shembuj.
Jam bazu ne kete shkrimin e Chrisit (btw tash pe shof qe eshte ky shkrim i vjeter por jam kan teper noob me kuptu cka ka fol  ;D ) - https://j2-m172.info/2015/07/j2b-cts560-m205-ph4306-a-little-substructure-for-this-isolated-lineage/
Por nuke kam mujt me gjete shembullin - EB-16882 Mumbai Bene Israel Jew ?
edhe shembullin e armenise edhe jordanit nuke kam mujt mi gjete? A din ti ku muj mi gjete keta shembuj?

Chrisi pernime te koka kon master edhe i ka zbulu keto sene shume heret. Jam duke hec pas hapave te tij :D
Shembulli greqise eshte ketu edhe eshte GD 3/23 me Gogo clusterin.  Mos te me kishin qit problem keta disa shembuj kete e kisha diktu por nejse tash e kemi konfirmu edhe nesh qe eshte CTS1969 minus keshtu ce eshte ne regull.
« Redaktimi i Fundit: Janar 17, 2019, 10:26:09 MD nga Dema »

Dema

  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 818
  • Karma: +46/-14
  • J2-M205
Haplogrupi J2
« Pergjigju #226 Me: Janar 17, 2019, 04:41:10 MD »
Interesant pe shof tash qe eshte nje sicilian ne J2-m172 projekt i klasifikuar ne kete grup ne baze te hallast GD 4/18.

Shembulli jon eshte GD 3/23 me kete Grekun ndersa Siciliani GD 5/23.
TMRCA paushalle une do te thoja 1200 - 2400 vjet.

Pra sic po duket ne kete grup bine Gogo prej projektit tone, nje Grek, nje Sicilian edhe nje Aromun nga Andon Poci ne Shqiperi.

Ndersa ne grupin tjeter M205 nga Jugu Shqiperise: Celo, Cabej edhe dy Tosk tjere.
« Redaktimi i Fundit: Janar 17, 2019, 09:52:26 MD nga Dema »

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 953
  • Karma: +151/-1
Haplogrupi J2
« Pergjigju #227 Me: Janar 26, 2019, 01:44:45 MD »
Sapo erdhi BigY i një Krasniqi që është J-PH1751. Ndan një Novel SNP (Y52453) me YF02754 Palermo. Kështu që zbulohet subkladë e re, J-PH1751>Y52453

Pema duhet të duket kështu:

• J-PH1751* (YF05478 Dibër)
   • J-Y52453 (Krasniqi + YF02754 Palermo)


https://www.yfull.com/tree/J-PH1751/

Nga anëtarët tjerë, mundësia më e madhe është që edhe Gashët e Gurit të jenë: J-PH1751>Y52453. Do ta kërkojmë SNP Y52453 në YSEQ që të mund të testohet atje..

Duhan dhe nje anetar i fisit Gashi i Gurit poashtu u testuan Y52453+ ne YSEQ. Duhan mund te jete Krasniq, ose se paku Y52453+ konfirmon qe me afer ka Krasniqet dhe Gashet e Gurit ne nje distance maksimale ~900 vjet.  Pema filogjenetike e re e deges J-PH2967 (perfshire vetem rezultatet me rezolucion te larte):


Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 953
  • Karma: +151/-1
Haplogrupi J2
« Pergjigju #228 Me: Shkurt 28, 2019, 12:26:00 PD »
Doli një Big Y-700 nga haplogrupi J2a në projekt. I testuari është me origjinë nga Voskopoja. E analizova rezultatin e tij dhe është konfirmuar J2a-M67>M92>>Y20196+. Gjithashtu është pozitiv për 5 SNPs nivelin e J-Y21182 që është vërejtur në Sardenja. SNPs në nivel të J-Y21182 që është pozitiv: YP5433+, YP5438+, YP5434+, YP5436+, YP5426+. Kurse të tjerat ~19 janë negativ. Pra, formon subkladë të re me shembujt nga Sardenja definuar nga 5 SNPs e lartpërmendura.

https://www.yfull.com/tree/J-Y20196/

Përndryshe vërejta që versioni i ri, Big Y-700, ka një përmirësim të konsiderueshëm në krahasim me versionin e vjetër të BigY sa i përket mbulesës së SNP-ve. Mund të konfirmoj që i mbulon disa SNPs që versioni i vjetër nuk i lexonte, siç janë: Z5018, Z5017, Z1043, PH544, Y33200, PH908, etj.

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 953
  • Karma: +151/-1
Haplogrupi J2
« Pergjigju #229 Me: Mars 05, 2019, 07:21:27 MD »
Sapo arritën dy Big Y-700 nga haplogrupi J2:

• Zykaj, Labëri, haplogrupi J2b-L283, është pozitiv për 3 SNPs në nivel të J-FGC64029, gjegjësisht FGC64027+ FGC64043+ Y146400/BY47545+, kurse të tjerat ~9 negativ. Pra, definon një ndarje mbi shembujt aktual nën J-FGC64029. Një rezultat i rëndësishëm pasi kjo degë vëllazërore e J-Z2507 nuk ishte vërejtur në Ballkan gjer më tani, dhe sugjeron që J-Z597 u shpërnda nga Ballkani perëndimor.
https://www.yfull.com/tree/J-Z597/

• Hoxha, Elbasan, haplogrupi J2a-M67>M92, është testuar M92+ dhe negativ për dy degat Z504- dhe BY40604-. Pra, duhet të mbetet J-M92*. Një degëzim i rrallë që sugjeron kjo linjë mund të ketë ardhur në periudhën e Neolitit.
https://www.yfull.com/tree/J-M92/
« Redaktimi i Fundit: Mars 05, 2019, 09:43:26 MD nga Flor »

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 953
  • Karma: +151/-1
Haplogrupi J2
« Pergjigju #230 Me: Prill 02, 2019, 07:40:59 MD »
J-PH2967 edhe në Spanjë.

Arriti një Big Y-700 në projektin J2 në FTDNA. I testuari është me origjinë nga Spanja dhe konfirmuar PH2967+ Y20899-. Gjithashtu ndan një SNP, BY196032/Y161916, me YF16327 (Mat, Shqipëri), por TMRCA midis tyre duhet të jetë afër 3400 vjet, pra formojnë degë të re paralele me J-Y20899:

• J-PH2967
   • J-BY196032/Y161916 (Mat + Spanjë)
   • J-Y20899 (J-Y85522 + J-PH1751)

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 953
  • Karma: +151/-1
Haplogrupi J2
« Pergjigju #231 Me: Prill 21, 2019, 12:34:03 MD »
Mora ca informata qe dega e dy Sardenjeve, J-YP9, qe ne YFull eshte eshte menjehere nen J-Z638 (https://www.yfull.com/tree/J-Z638/), duhet te jete nen J-Z1296>PH2967. Por ne ate nivel eshte negative per Z38300 dhe PH46749. Gjithashtu nje shembull shkencor nga USA, PGP140 (https://www.personalgenomes.org/us) eshte ne te njejten filogjeni, dhe negativ per YP9, pra formon dege te trete paralele. E kam kontaktuar YFull dhe shpresoj qe e shqyrtojne situaten dhe e korrigjojne pemen e tyre. Nderkohe, ja si duket pema e re e J-Z1296>PH2967. Pra Z1296 dhe Z638 duhet te jene ne nivel te njejte:


Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 953
  • Karma: +151/-1
Haplogrupi J2
« Pergjigju #232 Me: Prill 22, 2019, 01:59:10 MD »
Falë Rafc mora do informata interesante nga databaza e të testuarëve të Geno 2.0.  Siç duket Geno 2.0 teston për PF3664, që është në nivel me J-Y20899. Dhe përveç në Ballkan (shqiptarët), PF3664 është vërejtur edhe në Italianë nga Apulia (Casamassima dhe Taranto) në Geno 2. Sipas YFull J-Y20899 SNPs, ku bie PF3664, formohen para midis 3400 dhe 2100 viteve. A mund të kenë migruar këta në kohën kur supozohet se Mesapët janë shpërngulur atje? :D Shpresoj që njëri prej këtyre nga Apulia të testohet me NGS për një qartësi më të mirë, por gjithsesi mund të përshtatet pikërisht me atë afat kohor.

https://en.m.wikipedia.org/wiki/Messapians#Origins



« Redaktimi i Fundit: Prill 22, 2019, 11:23:56 MD nga Flor »

Alban

  • Global Moderator
  • Full Member
  • *****
  • Postime: 186
  • Karma: +36/-0
Haplogrupi J2
« Pergjigju #233 Me: Prill 22, 2019, 09:20:11 MD »
Harta e përafërt e dendësisë së haplogrupit J2a në projektin tonë dhe sipas studimeve për vendet e Ballkanit. Italia, Turqia, etj nuk janë përfshirë por me siguri do të kenë përqindje të lartë, sidomos në pjesët mesdhetare. Përqëndrimi më i lartë i J2a te shqiptarët është në jug.
« Redaktimi i Fundit: Prill 23, 2019, 06:15:56 MD nga Alban »

Flor

  • Global Moderator
  • Hero Member
  • *****
  • Postime: 953
  • Karma: +151/-1
Haplogrupi J2
« Pergjigju #234 Me: Prill 22, 2019, 11:19:19 MD »
Harta e dendësisë së haplogrupit J2a në projektin tonë dhe sipas studimeve për vendet e Ballkanit. Italia, Turqia, etj nuk janë përfshirë por me siguri do të kenë përqindje të lartë, sidomos në pjesët mesdhetare. Përqëndrimi më i lartë i J2a te shqiptarët është në jug.

Shumë hartë e mirë! Interesant, shpërndarje të kundërt në krahasim me J2b-L283 në trojet shqiptare..